Flag this image

Diellza Bunjaku by Lea-Pz

Diellza Bunjaku është modele që tërheq vëmendjen e të gjithëve. Ka shumë vjet që ajo korr suksese në fushën e modelimit, dhe ka një paraqitje të bukur në skenë. Ajo vazhdon të jetë pjesë e shumë kompanive të njohura vendore, është modelistja më me fat.

“Kosova Sot”: Me çfarë jeni e angazhuar kohën e fundit?
Diellza Bunjaku: Vazhdoj të reklamoj për disa kompani vendase. Tani jam e përkushtuar edhe në profesionin që e studioj, atë të ekonomikut.

8 vjet karrierë në
modelim
“Kosova Sot”: Për të arritur deri këtu, sigurisht që keni pasur edhe vështirësi, si ia keni arritur?
Diellza Bunjaku: Patjetër se ka qenë e vështirë, duke pasur parasysh vështirësitë që gjenden në Kosovë. Unë, në realitet, prej moshës 15- vjeçare e deri më tash që kam 23 vjet, nuk kam pasur ndonjë ndihmë për këtë profesion. Të gjitha i kam arritur vetë, me fuqinë time. Tani janë bërë 8 vjet karrierë dhe ende kam vështirësi për këtë lëmi, sepse është vështirë të mbijetosh vetëm prej këtij profesioni në Kosovë. Vështirësi tjetër është edhe qëndrimi në jetën e përditshme, nuk është lehtë të mbash gjithnjë trupin në formë, sepse duhet të kursehesh nga shumë ushqime.

“Kosova Sot”: Mbani dietë?
Diellza Bunjaku” Dietë nuk mbaj, mirëpo kujdesem për ushqime të cilat e shtojnë peshën trupore. Nuk ha shumë ëmbëlsira, brumëra.

“Kosova Sot”: Merreni me fitnes?
Diellza Bunjaku: Po, merrem, bëj ushtrime të ndryshme në mënyrë që të kem trupin në formë. Mirëpo, jo vazhdimisht, kur vërej se kam shtuar në peshë, atëherë ushtroj se përndryshe jo.

“Kosova Sot”: Cilat kanë qenë çmimet që i keni marrë deri më tani?
Diellza Bunjaku: Kam marrë disa çmime, si: në “Miss Diaspora” jam shpërblyer me çmimin “Miss Fotogjenia”, në “Miss Shqipëria” jam kurorëzuar me dy çmime “Miss Kinema” dhe “Miss Fotogjenia”.

“Kosova Sot”: Cilën pjesëmarrje dhe çmim e veçoni më shumë?
Diellza Bunjaku: Nuk mund t’i ndaj çmimet, të them të drejtën të gjitha i dua dhe secila prej tyre ka një veçanti në vete. Ndërsa, sa i përket pjesëmarrjeve do e kisha veçuar “Miss Diasporën”.

“Kosova Sot”: Çfarë do të dëshironit të arrinit me modelimin?
Diellza Bunjaku: Fillimisht këtu te ne në Kosovë është shumë vështirë të arrish atë që e do, sepse mungojnë kushtet, nuk ke përkrahje nga askush, mungojnë agjencitë e modës. Mirëpo, nëse do të më ishte dhënë mundësia që të zhvilloj karrierën time si fotomodele jashtë vendit, atëherë kjo do të ishte dëshira ime më e madhe.

“Kosova Sot”: Modelimin e konsideroni si profesion apo si hobi?
Diellza Bunjaku: Është e vërtetë që këtu te ne modelimin nuk mund ta kesh profesion, sepse nuk ka kushte e as përkrahje, thjesht nuk mund të zhvillohet fusha e modelimit në mënyrë që të bëhet profesion. Profesion do të ishte sikur të punonim çdo ditë, e në këtë rast kjo nuk ndodh. Prandaj, modelimin këtu mund ta kesh vetëm hobi.

Nënçmohen vajzat e
bukura
“Kosova Sot”: Çfarë mendoni, sa e ndihmon bukuria mençurinë?
Diellza Bunjaku: Mençuria ndihmon shumë bukurinë, mirëpo njerëzit te ne nuk dinë ta vlerësojnë atë. Madje, vajzat e bukura i nënçmojnë, por edhe duke i fyer kinse nuk janë të mençura. Mirëpo, unë mendoj të kundërtën, vajzat e bukura janë shumë më inteligjente, dhe duhet të respektohen. E çmoj mjaft bukurinë dhe mençurinë.

“Kosova Sot”: Çfarë ju pëlqen më shumë në dukjen tuaj?
Diellza Bunjaku: Nuk jam e kënaqur asnjëherë me dukjen time, mirëpo nëse patjetër duhet të veçoj diçka, atëherë them që sytë, buzët dhe vetullat i veçoj. Mirëpo, këtë më mirë mund ta vlerësojnë adhuruesit e mi, sepse unë përpiqem të jem e thjeshtë edhe në dukje, por edhe në vetitë e tjera.
“Kosova Sot”: Si e kaloni kohën e lirë?
Diellza Bunjaku: Më pëlqen të dal, të lexoj, të shikoj TV etj.

“Kosova Sot”: Ju janë plotësuar ëndrrat e jetës suaj?
Diellza Bunjaku: Deri më tani, të gjitha ëndrrat më janë plotësuar, mirëpo sikur të depërtoja në sfilata botërore, atëherë do ishte një plus për mua. Kjo do të ishte dëshira më e madhe e jetës sime.

“Kosova Sot”: Ju pëlqen t’ju bini njerëzve në sy?
Diellza Bunjaku: Jo, nuk preferoj që t’ju bie njerëzve në sy, e dua thjeshtësinë dhe nuk dua që të reflektohem te të tjerët me një mendjemadhësi.

“Kosova Sot”: Çfarë mendimi keni për modelet në Kosovë?
Diellza Bunjaku: Them që kemi mjaft modele të bukura, mirëpo mendoj se u nevojitet më shumë trajnim. Por është e vështirë që të marrësh hapa të mirë shkollimi në Kosovë, sepse nuk ka njerëz përkatës të kësaj fushe. Nuk pëlqej te disa modele tona që nuk i kushtojnë rëndësi dukjes së tyre, madje shtojnë peshë dhe duken me një trup jo të bukur. Te disa mungon edhe qëndrimi në sfilatë, por prapë janë të bukura.

“Kosova Sot”: Keni plane për të ardhmen?
Diellza Bunjaku: Kam shumë plane për të ardhmen, mirëpo nuk dua t’i zbuloj, sepse i dua befasitë. Do të përpiqem që t’i realizoj të gjitha planet që i kam.

“Kosova Sot”: Ndonjë thënie për fund?
Diellza Bunjaku: Të gjitha modeleve u them që të besojnë në vetvete.

diellza-bunjaku-5.jpg
107921476imgqf4.jpg
107921497imgit1.jpg

Add your comment / Shkruaj nje koment b u i s size tt color hr quote img youtube
Name Comment
Confirmation 
Laughing :lol: Razz :-P Very Happy :-D Smile :-) Neutral :-| Sad :-( Crying or Very sad :cry: Cool 8-) Surprised :-o Confused :-? Embarrassed :oops: Shocked :shock: Mad :-x Rolling Eyes :roll: Wink ;-) Idea :idea: Exclamation :!: Question :?:


Comment 1 to 1 of 1
Page: 1

anon   [Feb 17, 2009 at 02:06 PM]
welcome to the wow power leveling, cheap service site,wow gold buy cheap wow gold,wow gold,world of warcraft power leveling buy wow power leveling

Comment 1 to 1 of 1
Page: 1