Flag this image

Ermal Fejzullahu Ne Diten E Dasmes Me Arianen By Gentii Lexo Shkrimin Posht Fotos By Gentii

Ariana dhe Ermali u martuan të dielën, në një ceremoni ku ishin thirrur kryesisht familjarë.
Por, familja Fejzullahu të hënën në mbrëmje kremtoi martesën e Ermalit në ambientet e hotelit ‘Grand’. Një dasmë që me vite të tëra nuk do të harrohet, një kremte që tuboi me qindra vetë, në mesin e tyre edhe shumë personalitete të njohura publike. Ndonëse kjo natë i dedikohej pikërisht VIP-ave, siç i quante Sabriu, sepse një natë më parë, respektivisht të dielën mbrëma, martesa e Ermalit u bë vetëm me familjarë, ku kanë qenë të pranishëm rreth 350 veta, dhe dasma është bërë në hotelin “Viktori”.

Këngëtarët në dasmë
Mirëpo, nga numri i madh i mysafirëve, familja Fejzullahu kishte ndarë dy net të festës, një për familjarë dhe një për shoqëri, e që kjo shoqëri e tyre ka të bëjë me personalitete të njohura, sepse edhe vet familja Fejzullahu i takon kësaj pjese të shoqërisë. Një ceremoni dasmore jo e zakontë, e që në dukje të zgjonte vëmendjen e një evenimenti të madh, që nuk është parë deri më tani në dasmat e VIP-ave tanë. Dasma e Ermalit konsiderohet si më e madhja në vend, salla e hotelit ‘Grand’ e mbushur me mysafirë, dhe e stolisur në mënyrë perfektë. Që në hyrje vërehej atmosfera gazmore, ambienti i zbukuruar. Ceremonia filloi në orën 20:00, salla vazhdimisht mbushej me fytyra publike, që të gjithë shndrisnin me veshjet dhe dukjen e tyre. Deri në orën 21:00, salla e Grandit u mbush me miq të Sabriut dhe Ermalit. Mbrëmjen e begatuan këngëtarët më të mirë të skenës muzikore, si: Shyhrete Behluli, Shkurte Fejza, Shpresa Gashi, Ismet Bogujevci, Mahmut Ferati, Merita dhe Nystret Muçiqi, Miranda Hashani, Edona Llalloshi, Leonora Jakupi, Afrim Muçiqi, Meda, Mihire Braha, Naim Abazi, Teuta Selimi, Leonora Poloska (e cila kishte ardhur enkas nga Shkupi), Bleona Qerreti me bashkëshortin, të cilët thanë se kishin ardhur vetëm për Ermalin, Sinan Hoxha e shumë e shumë të tjerë. Përveç personaliteteve të njohura publike nga bota e artit, të pranishëm ishin edhe një numri i madh i personaliteteve të njohura politike, si: Fatmir Limaj, Xhavit Haliti, Enver Hoxhaj, Ismet Beqiri e shumë të tjerë. Padyshim, mysafirët nga personalitetet politike ishin nga dy parti, asaj të PDK-së dhe të LDK-së, dhe që në këtë ceremoni ata u bashkuan. Pra, Sabriu, në këtë rast, nuk kishte bërë dallimin e partive, kishte ftuar miq nga të dy partitë, e që në një mënyrë edhe i bashkoi. Të pranishmit në dasmë i argëtuan këngëtari ynë i njohur Sinan Vllasaliu, Lindita Hakaj, mirëpo nuk u kursyen as këngëtarët e tjerë, të cilët nuk e kishin obligim të këndonin, mirëpo, për hir të mikut të tyre, Sabriut, kënduan disa këngë. Ata që nuk u kursyen ishin Ismet Bogujevci, Shyhrete Behluli, Shkurte Fejza, Miranda Hashani, Teuta Selimi, Meda, i cili mbrëmjes i dha atmosferë të madhe, ku të gjithë me padurim e pritnin paraqitjen e tij në skenë.

Prerja e tortës
Para se të bëhej ora 22:00, çifti i bukur, Ariana dhe Ermali, hynë në ambientin e Grandit, pritja e tyre u bë me shumë duartrokitje. Nusja dhe dhëndri shkëlqenin, ndonëse edhe mosha e re e tyre ndikonte në këtë shkëlqim. Mysafirët gjatë tërë mbrëmjes nuk pushuan vallen, ku pas një kohe valles iu bashkua edhe çifti i ri dhe, për shumë orë të tëra, miqtë i uronin dhe fotografoheshin me nusen dhe dhëndrin. Momentet e veçanta ishin edhe te prerja e tortës, ku më në fund, pas tërë asaj atmosfere që u krijua, erdhi ky çast i mrekullueshëm. Një tortë mjaft interesante, e përgatitur për t’iu ndarë të gjithë të pranishmëve. Nusja me dhëndrin prenë tortën dhe shkëmbyen gotat. Ceremonia martesore, gjegjësisht atmosfera e ndezur, zgjati deri në orët e hershme të mëngjesit dhe padyshim se këtë dasmë të veçantë nuk do ta harrojnë asnjëherë mysafirët e pranishëm. Ermalit i urojmë që të ketë jetë të lumtur bashkëshortore, të trashëgohen.
K. BAJRAMI

ermal_fejzullahu_martohet.jpg
ermali_ariana_by_gentii.JPG
eeeee.jpg

Add your comment / Shkruaj nje koment b u i s size tt color hr quote img youtube
Name Comment
Confirmation 
Laughing :lol: Razz :-P Very Happy :-D Smile :-) Neutral :-| Sad :-( Crying or Very sad :cry: Cool 8-) Surprised :-o Confused :-? Embarrassed :oops: Shocked :shock: Mad :-x Rolling Eyes :roll: Wink ;-) Idea :idea: Exclamation :!: Question :?:


Comment 1 to 20 of 29
Page: 1 - 2

anonim   [Jan 01, 2009 at 12:41 AM]
vizito dhe komento www.vipfans.skyrock.com
qikii   [Dec 25, 2008 at 10:58 PM]
urime urime ermal pom vjen pak inati qe tpaska marr ariana haha jo hajgare se bash mir je martu klm
lela   [Dec 14, 2008 at 09:19 AM]
ermal je ma i miri ska me ty te du shum lke ze te mrekullueshem komplimente Very Happy
Dorontina   [Nov 30, 2008 at 06:49 PM]
Ooo Legent juu komm breee No.1 jeni Sko une qfarDO djali t'dajes jo arjana shum e mir ja du jeten Wink Wink
veraaa   [Nov 15, 2008 at 12:13 AM]
pershenddetje ermal urime
nika   [Nov 09, 2008 at 09:00 AM]
ermal je shum kengtar i mir po ariana po duket si me qen nana yte,.hahah Rolling Eyes Crying or Very sad Crying or Very sad Crying or Very sad
dita   [Nov 01, 2008 at 11:54 PM]
jeni shum te mir.edhe aden besoj qe e ki thirr e nese se ki thirr shum keq per ty ermal .je shum im mir
gl-lady   [Oct 26, 2008 at 11:23 PM]
wow shum bukur ermali edhe ariana ishalla kan jet e lumtur hehe edhe urime martesa Laughing
o lopt e mia o   [Oct 26, 2008 at 09:26 AM]
Familja Ismaili kane qene te ftuar oooo njerez,pyetni Ermalin ore,por kane rastin e gjykimit te Triumf Rizes o psikopata!
ANDI   [Oct 26, 2008 at 09:08 AM]
HEJ ALTINI TA PASKA DJEG ADELINA KOGJA SHUME ,SE E KI SHKRU KOMENTIN ME INAT ,MOS E PRISH VETEN SE JE E RE , MOS U INATOS AQ SHUM ,
arta   [Oct 26, 2008 at 06:04 AM]
e ka thir po ajo ska shku qaq
bl3ri   [Oct 26, 2008 at 05:33 AM]
Ermali po fillon mu mar me kriminelet, ka kendu diku per enver sekiraqen dhe tash si ka thir hiq ne darsem Adelinen dhe Zanfinen, plus Genta su shku hiq shkak Triumfit
liinndaaa   [Oct 26, 2008 at 05:13 AM]
o ermal ta honksha loqeken valla i bukur ie nesie edhe ariana veq ti ma i mirr hauhuahua hajgare se te dyt tbukur
edo   [Oct 25, 2008 at 11:48 PM]
e ka ftu po ska dashte me shku edhe ti altini kqyri punet tua e mos fole pa dit sen aaaaaaaaaaaaaaaaa urime martesa
ErMaLi   [Oct 25, 2008 at 08:10 PM]
e ka ftu o kali altino peder e ka ftu po skish ardh per shkak t gjyqot qe e ka triumfi ko dit
Altini   [Oct 25, 2008 at 06:22 AM]
ermali nuk do ftoj kurven adelin ne damen e vet se ja prish hijeshin ajo rrospi,ajo eshte dasem familjare,kurse kurva adelin e ka vendin ne bordello ,more vesh tani se njeh me njeri ate kriminele qe smet kush pa ja cu komt hahahahahah
ShPaTi   [Oct 25, 2008 at 06:19 AM]
e ka thir po ska shku n dasem per shkak t triumfit per shkak t gjyqyittt ndersa me zanin sfol prej 2006
jbxvbhj   [Oct 25, 2008 at 05:48 AM]
pse adelina ismajli ska qen aty shum (...) ermal je kallxu qe se ki thirr ato
jani   [Oct 24, 2008 at 09:44 PM]
OJ RYVA JE SHUM E BUKUR NDA TJERVE
ema   [Oct 24, 2008 at 09:12 PM]
urime ERMAL paqsh jete te lumtur e u trashigofsh zemra

Comment 1 to 20 of 29
Page: 1 - 2