|
|
Ermal Fejzullahu Ne Diten E Dasmes Me Arianen By Gentii Lexo Shkrimin Posht Fotos By Gentii
|
Ariana dhe Ermali u martuan të dielën, në një ceremoni ku ishin thirrur kryesisht familjarë.
Por, familja Fejzullahu të hënën në mbrëmje kremtoi martesën e Ermalit në ambientet e hotelit ‘Grand’. Një dasmë që me vite të tëra nuk do të harrohet, një kremte që tuboi me qindra vetë, në mesin e tyre edhe shumë personalitete të njohura publike. Ndonëse kjo natë i dedikohej pikërisht VIP-ave, siç i quante Sabriu, sepse një natë më parë, respektivisht të dielën mbrëma, martesa e Ermalit u bë vetëm me familjarë, ku kanë qenë të pranishëm rreth 350 veta, dhe dasma është bërë në hotelin “Viktori”.
Këngëtarët në dasmë
Mirëpo, nga numri i madh i mysafirëve, familja Fejzullahu kishte ndarë dy net të festës, një për familjarë dhe një për shoqëri, e që kjo shoqëri e tyre ka të bëjë me personalitete të njohura, sepse edhe vet familja Fejzullahu i takon kësaj pjese të shoqërisë. Një ceremoni dasmore jo e zakontë, e që në dukje të zgjonte vëmendjen e një evenimenti të madh, që nuk është parë deri më tani në dasmat e VIP-ave tanë. Dasma e Ermalit konsiderohet si më e madhja në vend, salla e hotelit ‘Grand’ e mbushur me mysafirë, dhe e stolisur në mënyrë perfektë. Që në hyrje vërehej atmosfera gazmore, ambienti i zbukuruar. Ceremonia filloi në orën 20:00, salla vazhdimisht mbushej me fytyra publike, që të gjithë shndrisnin me veshjet dhe dukjen e tyre. Deri në orën 21:00, salla e Grandit u mbush me miq të Sabriut dhe Ermalit. Mbrëmjen e begatuan këngëtarët më të mirë të skenës muzikore, si: Shyhrete Behluli, Shkurte Fejza, Shpresa Gashi, Ismet Bogujevci, Mahmut Ferati, Merita dhe Nystret Muçiqi, Miranda Hashani, Edona Llalloshi, Leonora Jakupi, Afrim Muçiqi, Meda, Mihire Braha, Naim Abazi, Teuta Selimi, Leonora Poloska (e cila kishte ardhur enkas nga Shkupi), Bleona Qerreti me bashkëshortin, të cilët thanë se kishin ardhur vetëm për Ermalin, Sinan Hoxha e shumë e shumë të tjerë. Përveç personaliteteve të njohura publike nga bota e artit, të pranishëm ishin edhe një numri i madh i personaliteteve të njohura politike, si: Fatmir Limaj, Xhavit Haliti, Enver Hoxhaj, Ismet Beqiri e shumë të tjerë. Padyshim, mysafirët nga personalitetet politike ishin nga dy parti, asaj të PDK-së dhe të LDK-së, dhe që në këtë ceremoni ata u bashkuan. Pra, Sabriu, në këtë rast, nuk kishte bërë dallimin e partive, kishte ftuar miq nga të dy partitë, e që në një mënyrë edhe i bashkoi. Të pranishmit në dasmë i argëtuan këngëtari ynë i njohur Sinan Vllasaliu, Lindita Hakaj, mirëpo nuk u kursyen as këngëtarët e tjerë, të cilët nuk e kishin obligim të këndonin, mirëpo, për hir të mikut të tyre, Sabriut, kënduan disa këngë. Ata që nuk u kursyen ishin Ismet Bogujevci, Shyhrete Behluli, Shkurte Fejza, Miranda Hashani, Teuta Selimi, Meda, i cili mbrëmjes i dha atmosferë të madhe, ku të gjithë me padurim e pritnin paraqitjen e tij në skenë.
Prerja e tortës
Para se të bëhej ora 22:00, çifti i bukur, Ariana dhe Ermali, hynë në ambientin e Grandit, pritja e tyre u bë me shumë duartrokitje. Nusja dhe dhëndri shkëlqenin, ndonëse edhe mosha e re e tyre ndikonte në këtë shkëlqim. Mysafirët gjatë tërë mbrëmjes nuk pushuan vallen, ku pas një kohe valles iu bashkua edhe çifti i ri dhe, për shumë orë të tëra, miqtë i uronin dhe fotografoheshin me nusen dhe dhëndrin. Momentet e veçanta ishin edhe te prerja e tortës, ku më në fund, pas tërë asaj atmosfere që u krijua, erdhi ky çast i mrekullueshëm. Një tortë mjaft interesante, e përgatitur për t’iu ndarë të gjithë të pranishmëve. Nusja me dhëndrin prenë tortën dhe shkëmbyen gotat. Ceremonia martesore, gjegjësisht atmosfera e ndezur, zgjati deri në orët e hershme të mëngjesit dhe padyshim se këtë dasmë të veçantë nuk do ta harrojnë asnjëherë mysafirët e pranishëm. Ermalit i urojmë që të ketë jetë të lumtur bashkëshortore, të trashëgohen.
K. BAJRAMI
|
|
| |