Ermali mban sekret datën e dasmës ( intervista dhene koha vision by lalipaki
|
Këngëtari Ermal Fejzullahu po i shijon ditët e fundit të beqarisë. Megjithëse në këtë intervistë për emisionin tonë, Ermali nuk tregoi datën e dasmës dhe ishte i rezervuar për të dhënë detaje të tjera rreth saj, për shkak të mediave, në këto të fundit, veçmas në të shkruarat, ku thuhet se Ermali do të martohet këtë të diel, më 19 tetor. Ai i cili i ka dhënë shumë detaje për ceremoninë e dasmës së Ermalit, është pikërisht babai i tij, këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu. Në një intervistë dhënë për një përditshme tonë ai ka bërë të ditur se dasma do të jetë dy net radhazi. E diela me familje ku pritet të marrin pjesë rreth 350 veta, ndërsa nata e dytë më 20 tetor do jetë për miq dhe VIP kolegë të Ermalit nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Ai ka treguar se në natën e parë të pranishmit do t’i argëtojë këngëtari Afrim Muqiqi, kurse natën e dytë do të këndojnë Sinan Vllasaliu, Genta Ismajli, Elvana Gjata, Gili dhe shumë këngëtarë të tjerë. Sabri Fejzullahu ka bërë të ditur se dasma nuk do të jetë sipas zakoneve tona. “Nuk do të ketë krushqi dhe Ermali do të marrë vetë Arianën”, ka thënë ai. Për “Express Live”, Ermali ka bërë të ditur se dasma do mbahet në hotel “Victory” dhe hotel “Grand”. Ai ka thënë se nuk ka vendosur ende nëse do të lejojë filmimin nga mediat në dasmë.Për muajin e mjaltit, Ermali ka thënë se çifti ka vendosur të shkojë në Dubai. Ermali përmes kësaj interviste u ka premtuar adhuruesve të tij se nuk do të largohet nga skena dhe se përkundrazi do të jetë edhe më aktiv, ngase muzika është pjesë e jetës së tij. Ermali më herët për emisionin tonë pati bërë të ditur se në lidhje me Arianën është që një vit e gjysmë. Publikisht, Ermal Fejzullahu dhe Ariana, për herë të parë janë paraqitur në edicionin e sivjetshëm të “Videofestit”, ku së bashku parakaluan në tepihun e kuq, të shtruar përpara Teatrit Kombëtar të Kosovës.
|