Click to view full size image

Flag this image

Bisedë me Greta Koçin: Pse nuk mora pjesë në ‘Top Fest 5’? - by Lea-Pz

“Këtë vit, nuk munda të marr pjesë në “Top Fest”, për shkak se pikërisht në këtë kohë kam qenë shumë e angazhuar me mbrëmje muzikore, brenda dhe jashtë vendit”, thotë Greta

Greta Koçi thotë se sinqeriteti dhe thjeshtësia e saj kanë bërë që të arrijë brenda një kohe të shkurtër sukses dhe të pëlqehet nga shumë adhurues. Koncertet dhe prezantimet e saj të shumta në një periudhë të shkurtër kohe e kanë bërë të ngrihet shumë shpejt profesionalisht. “Jam e lumtur që po arrij suksese në çdo pjesëmarrjen time’’, thotë ajo. Greta, pasi ka përfunduar disa projekte, të cilat i ka prezantuar para pak muajsh, thotë se ka nisur punën për projektet e reja. Shpreson që gjatë këtij viti të realizojë disa këngë të reja dhe videoklipe, mirëpo nuk dëshiron t’i publikojë tani. “Padyshim se vullneti për punë më është rritur edhe më shumë, madje mund të them se çdo ditë po mendoj për diçka të re. Respektivisht kam nisur punën për surpriza të reja, të cilat do t’i shihni gjatë këtij viti”, shprehet ajo.

E angazhuar
në mbrëmje muzikore
Për dallim nga viti i kaluar, kur Greta Koçi mori pjesë në “Top Fest” dhe rrëmbeu çmimin e parë, këtë vit ajo nuk mori pjesë, për shkak të angazhimeve të mëdha që i ka pasur me turne brenda dhe jashtë vendit. “Natyrisht që pjesëmarrja ime në “Top Fest” vitin e kaluar ishte shumë e suksesshme, ku me anë të këtij festivali unë performova në skenën muzikore dhe nuk u ndala më. Pra, me këtë sukses vullneti im nuk u shua kurrë dhe ishte me shumë fat kjo pjesëmarrje imja. Mirëpo, këtë vit nuk munda të marr pjesë në “Top Fest” për shkak se pikërisht në këtë kohë kam qenë shumë e angazhuar me mbrëmje muzikore, brenda dhe jashtë vendit. Por, e kam ndjekur festivalin dhe këngët më kanë pëlqyer shumë”, shton ajo.

Më pëlqen të njoh
shumë gjuhë të botës
Greta, përveç angazhimeve në këngë, thotë se është e angazhuar mjaft shumë edhe në studime. Ajo është në vitin e tretë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë. E pëlqen shumë këtë drejtim, prandaj edhe sukseset në provime nuk mungojnë. “Këtë drejtim e kam dashur gjithnjë, më pëlqen të njoh shumë gjuhë të botës. Mësimet janë primare për mua dhe gjithnjë përpiqem të tregoj sukses në to”, thotë ajo. Planet e saj në të ardhmen janë të shumta, por shpreson që gradualisht do t’i realizojë dhe të ketë suksese në to.

20080714022826_artikull.jpg
greta-kocifoto-albes-fusha026.jpg
MG70.jpg

Add your comment / Shkruaj nje koment b u i s size tt color hr quote img youtube
Name Comment
Confirmation 
Laughing :lol: Razz :-P Very Happy :-D Smile :-) Neutral :-| Sad :-( Crying or Very sad :cry: Cool 8-) Surprised :-o Confused :-? Embarrassed :oops: Shocked :shock: Mad :-x Rolling Eyes :roll: Wink ;-) Idea :idea: Exclamation :!: Question :?:


Comment 1 to 11 of 11
Page: 1

klodi   [Dec 31, 2009 at 03:34 AM]
je me e bukur se motra jote
Vani   [Dec 26, 2009 at 03:50 AM]
fiksimi i jetes time,fans i joti pergjithmone
danjel nako   [Sep 19, 2009 at 08:48 AM]
greta eshte me e mira.i uroj suksese Very Happy
danjel   [Sep 19, 2009 at 08:45 AM]
shum e mirke ketu greta.puc Very Happy
Sania   [Apr 07, 2009 at 02:15 AM]
Greta eshte numri 1 sot per sot.Eshte e vetmja qe ka bere nje turne madheshtor ne te gjithe shqiprine.Ne Erseke ku jetoj une ka lene nam me recitalin e saj.sa do doja te vinte perseri.Forca Greta mos degjo injorantet qe te kane inat,Kush eshte kjo Shkendija?Une nuk njoh ndonje kengetare me kete emer.Ndoshta kendon ne ndonje Wc publike{{{
elvane   [Apr 04, 2009 at 10:38 PM]
purrfect Very Happy
MIMNIRJA   [Apr 04, 2009 at 09:54 PM]
VALLA ANGAZHIM I MADH ME KENDU NEPR KAFE SHQIPARVE PO TI AS DEJ TE THEMRA NUK I AFROHESH SHKENDIJES SHIKOJE SHKENDIJE PASTAJ VETEN NE PASQRE
Une   [Apr 04, 2009 at 09:45 PM]
Nr:1, nuk ka shqiptare ma te bukur
arbenita   [Feb 05, 2009 at 01:22 AM]
je njesh
naim   [Dec 30, 2008 at 08:51 AM]
greta kishapas deshir me pi nje kafe me ty une jam nga kosova dhe je shume bukur dhe uplqen si kongtar tung naimi Neutral
Anon   [Nov 07, 2008 at 06:09 AM]
Me e miraaa!Me e bukura!Perfekt the best Greta Koci

Comment 1 to 11 of 11
Page: 1