Flag this image

Nis procesi gjyqësor për vrasjen e policit Triumf Riza

Babai i Triumfit: Probleme me Sekiraqën, që nga viti 2000, Gjatë seancës gjyqësore kanë dhënë dëshmitë e tyre Shefqet Riza, babai i policit të ndjerë, Visar Riza, vëllai i të ndjerit, Adelina Ismajli, e dashura e Triumfit me nënën Mona dhe motrën Ema 15 Tetor, 2008

Prishtinë, 14 tetor

Një vit e dy muaj pas vrasjes së policit Triumf Riza, nën masa të rrepta të sigurisë për shqyrtim kryesor janë sjellë në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë dy të akuzuarit Arben Berisha dhe Fitim Avdiu. Më pas, në bankën e të akuzuarve para trupit gjykues, që udhëhiqej nga gjyqtari Mejdi Dehari, u ul edhe i akuzuari i tretë Agron Emini, i cili po mbrohet në liri. Gjatë seancës së sotme gjyqësore kanë dhënë dëshmitë e tyre Shefqet Riza, babai i policit të ndjerë, Visar Riza, vëllai i të ndjerit, Adelina Ismajli, e dashura e Triumfit, Mona Ismajli, e ëma e Adelinës dhe Ema Ismajli, e motra e Adelinës.

Tre të pandehur në bankë të zezë
Gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e policit Triumf Riza kishte qenë i planifikuar të mbahej më herët, mirëpo gjyqtari i rastit ishte suspenduar nga puna, dhe si e tillë lënda i është ndarë më pas gjyqtarit Mejdi Dehari. Hetimet në këtë rast janë zhvilluar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, përkatësisht nga prokurori Reshat Millaku. Sipas organeve të akuzës, dorasi i policit Triumf Riza është Arben Berisha, i cili e ka pranuar veprën edhe sot në gjykatë, përderisa akuzën e ka mohuar. Ky i fundit, sipas aktakuzës, për këtë vrasje ka qenë i shtyrë nga Enver Sekiraqa dhe Ilir e Rrahim Avdullahu. Një gjë të tillë i akuzuari Berisha e ka mohuar gjatë deklaratës së tij në hetuesi. Aktakuza, përveç Arben Berishës, e ngarkon edhe Fitim Avdiun se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë. Këta dy persona gjenden prapa grilave, derisa në aktakuzë përfshihet edhe Agron Emini, i cili akuzohet për moslajmërim të veprës penale e që po mbrohet në liri. Tre të akuzuarit e tjerë që janë të përfshirë në këtë akuzë ndaj, të cilëve gjykata për ta ka lëshuar fletarrestimin, janë Enver Sekiraqa dhe Rrahim e Ilir Abdullahu, të cilët akuza i ngarkon se janë planifikuesit e vrasjes së policit Riza, në pasditen e 30 gushtit të vitit të kaluar.

Akuza
Aktakuza bën të ditur se vrasja e Rizës ka ardhur si shenjë hakmarrjeje, për një konflikt që kishte pasur Riza me Sekiraqën që nga viti 2005. Sherri mes këtyre personave kishte filluar qysh në dhjetor të vitit 2005, në lokalin "Sviss Casino" në Prishtinë. Triumf Riza, sipas aktakuzës, e kishte rrahur Enver Sekiraqën, me çka ky i fundit kishte marrë lëndime trupore. Rrahja kishte ardhur për shkak se Riza ishte njoftuar me këngëtaren Adelina Ismajli, e cila e kishte informuar atë se Sekiraqa shumë herë i kishte kërkuar reket asaj. Qysh në njoftimin e tyre, Riza i kishte thënë së dashurës së tij që të mos i jepte më të holla Sekiraqës. Plani për vrasjen e policit Riza ishte bërë edhe për shkak të dyshimit se kinse Triumfi ka qenë shtytës për rrahjen që kishte pësuar Sekiraqa nga policët e SHPK-së, në vitin 2006 në qytetin e Ferizajt. Të shtyrë nga këto ngatërresa, pesë të pandehurit akuzohen të jenë marrë vesh që Triumf Rizën ta privojnë nga jeta. Vrasja e tij kishte ardhur pas një përcjelljeje të gjatë, që të pandehurit në bashkëpunim mes vete ia kishin bërë të ndjerit. Në ditën kritike, kur Arben Berisha dhe tre persona, që janë në arrati, kishin qenë në kafenenë "Sekiraqa", sipas akuzës thuhet se i pandehuri Fitim Avdiu, nëpërmjet një mesazhi telefonik, i kishte njoftuar ata në lidhje me vendndodhjen e personit që e kishin pasur cak. "Në parking te 'Grandi' kojshia e kish dramën", i kishte shkruar Fitimi të pandehurit Ilir Abdullahu, duke aluduar në veturën e Triumf Rizës, banesa e të cilit kishte qenë përballë kafenesë "Sekiraqa". "Arben Berisha së bashku me Ilir e Rrahim Abdullahun kishin shkuar më pas te lokalet në kompleksin "Santea". Arbeni i armatosur kishte shkuar te një lokal në afërsi të kafenesë tjetër "AM PM", vend ku Riza kishte pirë kafe vazhdimisht, derisa shokët e Arbenit kishin pritur në një lokal tjetër. Në momentin kur Triumfi kishte dalë nga ai lokal dhe ishte nisur për te vetura e tij në parking, Arbeni i kishte shkuar pas me vrap dhe pas shpine e kishte goditur në mënyrë dinake. Për 11 plumbat e shkrepur në drejtim të policit Riza, Berisha të martën do të përgjigjet para drejtësisë", kështu thuhet në akuzë. Pasi që gjyqtari paralajmëroi edhe tri data për mbajtjen e seancave, për avokatët Bajram Tmava, Fetije Uka dhe Ramiz Krasniqi u duk kjo sikur po shpejtohet procesi, dhe të njëjtit pak minuta më vonë, pas ca kundërshtimeve të tjera, kanë kërkuar që gjykimin ta udhëheqë një trup gjykues ndërkombëtar. Por edhe kjo kërkesë u refuzua dhe kështu filloi shqyrtimi kryesor.

Dëshmia e babait të Triumfit
I pari që u soll në bankën e dëshmive ishte Shefqet Riza, babai i policit të ndjerë. Gjatë dëshmisë, ai tha se djali i tij nuk ka pasur me askënd probleme, as gjatë kryerjes së detyrës, përveç me Enver Sekiraçën e grupin e tij, probleme këto që, sipas Rizës, kishin filluar që nga viti 2000, kur polici Riza kishte qenë me kolegun e tij ndërkombëtar në kryerje të detyrës në afërsi të Shkollës së Mesme të Mjekësisë. Riza tha se me këtë rast Sekiraqa kishte tentuar që në mënyrë të dhunshme t'i nxirrte tri vajza nga shkolla, rast ky në të cilin kishte intervenuar Triumfi. Më pas, Enveri, i cili po priste shokët që kishin hyrë për t'i nxjerrë vajzat nga shkolla, i është kërcënuar Triumfit me një granatë, ka thënë babai Shefqet Riza. Babai Shefqeti, i frustruar dhe me shumë dhembje, më pas rrëfeu edhe rreth ngjarjes që kishte ndodhur në 'Sviss Casino', aty ku djali i tij kishte shkuar me shokun e tij të religjionit katolik të festojnë për Krishtlindje, pasi që katër bileta Triumfit ia kishte dhënë pronari. Aty kishte ndodhur edhe një rrëmujë, pasi që kishte hyrë Enver Sekiraqa dhe grupi e tij në 'Sviss Casino'. Më pas, babai i Triumfit bëri të ditur se ky grup ia ka djegur veturën djalit të tij.

Dëshmia e vëllait
Më pas ka dëshmuar vëllai i Triumfit, Visar Riza. " Komplet familja kemi qenë të përcjellë nga Sekiraqa dhe grupi i tij, në të shumtën e rasteve në Prishtinë dhe rrugës për në fshat. Këtë e di nga vëllai. Triumfi e Adelina kanë pasur raporte shumë të mira. Adelina ka qenë e kërcënuar edhe më parë. Këtu jetoj, por kohëve të fundit jemi tërhequr në fshat për një jetë më të qetë. Një javë apo dhjetë ditë para se të ndodhte vrasja, Triumfi, duke e dërguar Adelinën te daja i saj, ka qenë në përcjellje të tyre dhe ka përmendur emrat e personave që ia kishte treguar Triumfi", ka thënë Visar Riza. Këtë përcjellje e ka konfirmuar në gjykatë edhe Adelina Ismajli, e cila tha se kjo e fundit dhe Trumfi atë ditë janë përcjellë nga tri vetura. E njëjta para gjykatës e pranoi se ka qenë në lidhje dashurie me Triumfin, dhe se me të ishte njohur pasi që motra e saj, Ema, e kishte pasur shok.

L.HUMOLLI (KosovaSot)

001.bmp
gjykimi-triumf-riza~0.jpg
gjykimi-triumf-riza.jpg

Comment 22 to 41 of 41
Page: 1 - 2 - 3

by blerim   [Oct 17, 2008 at 12:58 AM]
DANI E KE NDRRU VENBANIM A KU JE QE KE HUMB A ,PER ADELIN SKAM QKA FLAS VEQ MUNDEM ME THAN SE ASHT DEMKRTE A
Dani   [Oct 17, 2008 at 12:23 AM]
Adelina eshte trimeresha e kombit shqiptare....
xxxx   [Oct 16, 2008 at 10:59 PM]
DANI I VOGEL S KE TALENT PER VJERSHA, A MORE DANI -Tosi-Drenas, FJALT E SHUMTA KALLXOJNE SE KENI RA SHUME POSHTE, KUSH ASHT NE RREGULL S KA PSE ME FOL PER TJERT, VEQ QAJ QE ASHT ME FAJ. KUSH KA MIZEN NEN KESULE PO KRUHET .SA MA FORTPO SHPIFNI PER TJERT, AQ MA FORT PO KUPTOJME SE JINI FAJTOR. SHENDET TAN SHQIPTARVE
uniktil   [Oct 16, 2008 at 08:22 PM]
ti je uj i jon qe nuk na len mu eqt je yll fare ore adelina qe po na djeg
KASAPI   [Oct 16, 2008 at 07:21 PM]
ADEKURVA ME NDIHMEN E MOTRAVE E FUTI NE KURTH DJALIN E RI. ZOTI JU VRAFTE PER KRIMIN E SHEMTUTE QE KENI BA. S' MUND E MBULONI KETE TE ZEZE TE MADHE, AS TUJ RREJTE E AS TUJSHPIFE PER TJERT, SE NUK MUND I BANI BUDALLA KREJT POPULLIN. KOHA KA ME E TREGU KUSH ASHT E VERTETA QE PO JU FRIKESON DHE PO I SILLENI SI ZAGARE NJERZVE TE NDERSHEM,
loqka   [Oct 16, 2008 at 06:50 PM]
shko de shko, vnon emra femre, pederi flliqt.
jeta   [Oct 16, 2008 at 06:48 PM]
hahahah flm po per momentin skam nevoj heheheheh
loqka   [Oct 16, 2008 at 06:47 PM]
jeta shko q*** bree okkkk
jeta   [Oct 16, 2008 at 06:10 PM]
baju bre liki mos me ban nervoz palidhje okkkkkkkkkkkkkkkkkkkk adelina kurv eshte sen tjeter okkkkkkkkkkk
liki   [Oct 16, 2008 at 06:07 PM]
Edhe ketyre do ti vie radha. Se padrejtesia pshtim nuk ka veq vonim, e sa per ty jeta veq po lshon komente palidhjje e te kota.
jeta   [Oct 16, 2008 at 05:11 PM]
o ti llapi mos te vin mmore inati ty qe adelina kurv eshte kush i ka faj a sa per leonoren llokum e kam krejt gjermania e don
nga LLAPI   [Oct 16, 2008 at 05:08 PM]
ADELINA KRENARI JE S'KA FJAL GJITHCKA KA QEN RREN E KULLUAR E ZOTI I DENOFT KETA QE PO TA BE NE KESHTU POR MOS HARRO SE NUK JE E VETEM AS KURR NUK DO T'JESH NA KE NEVE QE KURR ME NUK DO TE BESOJM NE FJAL TE ASKUJT PERVEQ FJALES TENDE NA FAL NESE KEMI GABUAR NDONJEHERE E TI GENTI NDALE KETE LAVIRE jeta TE SEKIRAQEVE ASEPSE VERTET U TEPRUA A KA ADMIN KETU A JO DUHET TI GEZOHEMI DREJSIS E JO TE MERREMI ME KRIMINELEN jeta -leonorakurva e Sekiraqeve ADELINE ZOTI TE DHUROFT JETE TE LUMTUR
jeta   [Oct 16, 2008 at 05:01 PM]
mu bre je adelin ma kurv se ti skaaaaa
By Gentii   [Oct 16, 2008 at 04:58 PM]
mir e ki ti zoti sheh e alemderojm zotin qe na e tregoi aden ton te vertet per ata qe mendonin se adja ka dor ne vrasjen e triumfit ja qe zoti esht i madh dhe sheh dhe e tregon te miren falemderit zot qe me ne fund kriminelet dolen ne gjyq
ZOTI SHEH!   [Oct 16, 2008 at 04:39 PM]
BABAI I TRIUMFIT-HERO!RESPEKTON DIVEN PO PRA SEPSE KA KULTURE DHE ESHTE PROFESOR O ZOT NA KANE GENJYER 3 VITE! 3 VITE MUNDIMI PER ADELINEN TONE E ADJA E PASTER SI LOTI VETEM SHPIRTI I SAJ E DIN SA VESHTIR E KA PAS POR GJITH KA THAN "KOHA DESHMON" DHE JA ERDHI KOHA,ADJA DHA PROVIMIN E JETES SE SAJ!
jeta   [Oct 16, 2008 at 04:37 PM]
mut je adelin
blerim   [Oct 16, 2008 at 04:35 PM]
Visar facer je bre ska bre me juve ma tfrtit jeni a ,po veq bmas shpin se per ball kush smund ju del ,ka laper te ktill se per 500 ero dalin e mbysin njerin ncncnncncnncn kjo i thuhet vetm asi njerz krimnel qe familje skan bre jav (...).ato nana qe i kan bon ket kriminel e mas shumti familjen e sikerqes ,FAKY---ti adelin yll holliwudi je bre yll te kem bre ska me ty vallhin a
FLM KOSOVE   [Oct 16, 2008 at 04:35 PM]
KOHA DESHMOI GJITHCKA E MADHJA ADELINE,KRENOHEMI ME TY QE PRITE KAQ SHUME DHE DUROVE KAQ SHUME POR TI DESHMOVE VETEN DHE MADHESHTINE TENDE ME DASHURINE NDAJ DREJTESISE,DURIMIN NDAJ ATYRE QE DIKUR TE SHANIN E SOT PO HESHTIN SI VARRET E ARMIKUT,ME TRIMERINE KUNDER KRIMIT.ZOTI E EBEKOFTE ADELINA ISMAJLIN
posht leokurva   [Oct 16, 2008 at 04:29 PM]
FESTONI O FANSA TE ADELINES KRENARISE KOMBETARE,FESTONI TE VERETETEN E ZOTIT E KOMBIT.DOLI NE SHESH E VERTETA E VRASJES SE TRIUMF RIZES! BABAI DHE VELLAU I TIJ NE SEANCE GJYQESORE TREGOJNE QE ADELINA ISHTE DASHURIA E TRIUMFIT,PROBLEMET E TYRE ME SEKIRAQEN FILLUAN NE VITIN 2OOO,KUR NUK NJIHEJ ME ADELINEN...ADELINA ISHTE PERKRAHJA E TRIUMFIT KUNDER KRIMIT,ADELINA QUAN ENVER SEKIRAQEN "KRIMINEL ORDINER QE NUK GUXON AS TE ZINJTE E THOIT ME MA KERKU".ADELINA QUAN TRIUMFIN "TRIUMF ME NUK BEN NENA!" ADELINA I THOTE VRASESIT "KETYRE DO T'JU SHPETOSH,MUA JO! " ADELINA-TRIMERIA KOSOVARE,LUFTERATARJA E DREJTESISE...PLASNI HASMA OH PLASNIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII E DIJM PSE E DOJM ADEN SHQIPONJEN KOSOVARE...DOLI E VERTETA NE SHESH QE ADELINA NUK KISHTE ASGJE ME KRMINALITETIN,IA KURDISEN SEPSE DASHUROI DREJTESINE,POR I MPOSHTI ! ADELINA THE QUEEN
FITORJA E JETES ADES   [Oct 16, 2008 at 04:19 PM]
HALLALL O VISAR RIZA TREGOVE PER DIVEN

Comment 22 to 41 of 41
Page: 1 - 2 - 3