Flag this image

Loreta Kaçka-Lori, më e mira e ‘Polifest 2008’: Çmimi, befasia ime - by Lea-Pz

Lori, është rrëmbyesja e dy çmimeve në “Polifest 2008”, çmimi “Interpretimi më i mirë” dhe “Çmimi i dytë” i festivalit. Lori është njëra ndër këngëtaret e cila përpiqet që çdoherë t’i sjellë publikut këngë sa më të mira. Ajo gjithnjë paraqitet me gaz, e qeshur dhe tërheqëse në skenë. Në festival u paraqit me baladën “Shën Valentini”, një këngë e pëlqyer shumë. Lori ndjehet shumë e gëzuar për këto çmime dhe për tërë këtë shpalos emocionet në intervistën për “Kosova Sot”.

“Kosova Sot”: Jeni pjesëmarrëse e rregullt e “Polifestit”, çfarë ju shtyn më shumë?
Lori: Në “Polifest” kam marrë pjesë që nga fillimi, çdo vit jam paraqitur me këngë të reja, dhe në të shumtën e rasteve jam shpërblyer me çmime. “Polifest” është një festival mjaft i mirë dhe i vlerësuar, pra me mjaft merita. Këtë vit nuk kam qenë shumë prezente nëpër festivale, pra është i vetmi festival pas “Këngës magjike” që mora pjesë. Doja që të prezantohem me një këngë të mirë.

“Kosova Sot”: “Polifest” shpeshherë ju sjell edhe çmime, ja dhe rrëmbyet dy çmime tani?
Lori: Në të shumtën e rasteve kam marrë çmime në “Polifest”, është një festival që i vlerëson me mjaft meritë këngëtarët e mirë.

“Kosova Sot”: Mendoni se i keni merituar çmimet?
Lori: Përderisa jam vlerësuar nga një juri mjaft profesioniste mendoj se i kam merituar. Jam munduar shumë për t’u shpërblyer me çmime në këtë festival.
“Kosova Sot”: I keni pritur këto çmime?
Lori: Jo, absolutisht nuk i kam pritur çmimet, thjesht kam menduar se kënga ime do të vlerësohet, por te çmimi s’kam menduar, edhe pse kam punuar shumë për këtë këngë. Në momentin e shpërblimit kam qenë shumë e gëzuar, aq e emocionuar, saqë më dridhej i tërë trupi nga gëzimi. Këto çmime më kanë ardhur si surprizë.

Karrierë, jo dashuri
“Kosova Sot”: Kush e përgatiti këngën?
Lori: Tekstin e këngës “Shën Valentini” e ka përgatitur Aida Baraku, kompozimin Armend Rexhepagiqi, ndërsa orkestrimin Darko Dimitro. Jam shumë e kënaqur me këtë bashkëpunim, është përgatitur një këngë shumë e mirë.

“Kosova Sot”: Keni pasur ndonjë vështirësi gjatë realizimit të këngës?
Lori: Vështirësi nuk kam pasur, është këngë që e këndoj me gjithë shpirt dhe kështu që fare nuk kam hasur ndonjë problem gjatë përgatitjes. Ka vite të tëra që asnjëherë nuk kam pasur vështirësi gjatë realizimit të këngëve, kjo për shkak të përvojës së gjatë në skenë dhe vullnetit për punë.

“Kosova Sot”: Ka pasur konkurrencë të madhe në festival?
Lori: Po, konkurrencë ka pasur shumë, sepse të gjithë këngëtarët kanë qenë të mirë dhe ka pasur këngë shumë të mira.

“Kosova Sot”: Cili është çmimi që e veçoni më së shumti?
Lori: Këto dy çmimet e fundit tani për tani janë më të veçuarat. Në “Polifestin” e vitit të kaluar jam shpërblyer me dy çmime, atë të “Televizionit 21” dhe “Paraqitja më e mirë skenike”, të cilat i veçoj mjaft.

“Kosova Sot”: Jeni zhgënjyer ndonjëherë në festivale?
Lori: Dihet se nëpër festivale dhe koncerte nuk mund të jesh gjithmonë në favorin tënd. Por kam pasur disa zhgënjime të vogla, të cilat nuk janë me rëndësi për t’u përmendur.
“Kosova Sot”: Kush është përkujdesur për dukjen tënde në “Polifest”?
Lori: Për dukjen është përkujdesur Njomza, ndërsa për veshjen Zihanja nga Shkupi.

“Kosova Sot”: Me çfarë do t’i befasoni adhuruesit në të ardhmen?
Loreta Kaçka: Tani për sezonin veror kam përgatitur një kënge të re, e cila titullohet “Orkani”, për ata që nuk e kuptojnë, ka domethënien e një stuhie. Tekstin e këngës e ka bërë Aida Baraku, kurse orkestrimin një producent suedez.

“Kosova Sot”: A ka diçka të re në jetën tuaj private?
Lori: Jo, asgjë të reja nuk ka, për momentin më intereson karriera ime, por dashuria është e mirëseardhur.

Dua familje të shëndoshë
“Kosova Sot”: Çfarë ju tërheq tek një djalë?
Lori: Nuk kam shumë pretendime, të jetë i mirë, të ketë karakter, kjo është kryesore, e të tjerat janë të dorës së dytë.

“Kosova Sot”: E keni përdorur ndonjëherë bukurinë apo famën tuaj për të tërhequr një mashkull?
Lori: Nuk jam tip i tillë. Nuk më pëlqen të tërheq dikë me bukurinë dhe famën dhe kjo besoj se nuk do të ndodhë as në të ardhmen.

“Kosova Sot”: A pendoheni për diçka?
Lori: Ka raste edhe kur pendohem ndonjëherë, por jo shpesh.

“Kosova Sot”: Çfarë është më e rëndësishme për ju në jetë?
Lori: Më e rëndësishme për mua në jetë është familja. Dua që në të ardhmen të krijoj një familje të shëndoshë. Kjo është gjëja që s’e kam, e të tjerat i kam.

“Kosova Sot”: Keni ndonjë plan për të ardhmen?
Lori: Kam në plan për të realizuar një album live, me këngë popullore, dhe besoj që nga muaji shtator apo tetor të jetë gati. Tani jam e angazhuar me turne brenda dhe jashtë vendit, do të filloj me sezonin e ahengjeve të ndryshme.

“Kosova Sot”: Ndonjë mesazh për fund?
Lori: Adhuruesve u them se i dua shumë, ndërsa lexuesve të “Kosovës Sot” u them ta lexojnë sa më shumë, sepse është më e mira.

2925689879_1ef38bef49.jpg
lori2.jpg
main1.jpg

Add your comment / Shkruaj nje koment b u i s size tt color hr quote img youtube
Name Comment
Confirmation 
Laughing :lol: Razz :-P Very Happy :-D Smile :-) Neutral :-| Sad :-( Crying or Very sad :cry: Cool 8-) Surprised :-o Confused :-? Embarrassed :oops: Shocked :shock: Mad :-x Rolling Eyes :roll: Wink ;-) Idea :idea: Exclamation :!: Question :?:


Comment 1 to 2 of 2
Page: 1

vjosa   [Jan 17, 2009 at 10:18 PM]
o llokum
anon   [Oct 28, 2008 at 09:22 PM]
iiiiii sa e keqeee

Comment 1 to 2 of 2
Page: 1