Flag this image

Ju rrëfej lidhjen me Bleron (Besa Gashi) by Lea-Pz

Modelja Besa Gashi u përgjigjet thashethemeve

Bukuroshja jonë kosovare, Besa Gashi, së fundi është parë shumë nëpër faqet rozë të gazetave tona. Flitet se ajo është në lidhje me këngëtarin e njohur Blero. Në shumë vende ata janë së bashku, mirëpo Besa thotë se nuk ka asgjë më shumë mes tyre. Për këtë dhe projektet e saj flet Besa në intervistën për ''Kosova Sot".

''Kosova Sot": Prania juaj afër Bleros, së fundi ka zgjuar kureshtjen e opinionit, ka diçka mes jush?
Besa Gashi: Mes meje dhe Bleros nuk ka asgjë më shumë se shoqëri. Bleron e kam vetëm shok dhe dalim vetëm në mënyrë shoqërore, dalim nëpër kafene, qëndrojmë së bashku, mirëpo nuk ka diçka më shumë se shoqëri.

Më interesonte paraja

''Kosova Sot'': Si ju ka lindur shoqëria?
Besa Gashi: Me Bleron njihemi para një viti. Na ka pëlqyer shoqëria dhe vazhdojmë të jemi vetëm miq. Ndoshta fakti që më lidh më shumë është edhe bashkëpunimi me këngën e fundit ''Kam mall'', në të cilën këngë kam marrë pjesë në videoklip.

''Kosova Sot": Keni pasur dëshirë të jeni në njërin nga klipet e Bleros, si erdhi ky bashkëpunim?
Besa Gashi: Ftesë për të marrë pjesë në këtë videoklip kisha nga Blero, të cilën ftesë nuk mund ta refuzoja, sepse dëshiroja të isha në këtë klip. Përveç dëshirës, mua edhe më paguhej. Ishte thjesht një pjesëmarrje imja që më lidhte edhe me profesionin tim, atë të modeles. Jam e kënaqur që kam bashkëpunuar me Bleron dhe jam e privilegjuar që kam marrë pjesë në këtë klip.

''Kosova Sot": A mund të ndodhë që shoqëria juaj me Bleron të shndërrohet në diçka më shumë?
Besa Gashi: Jo, nuk mund të ndodhë, sepse ne e respektojmë njëri-tjetrin vetëm si shokë dhe asgjë më shumë. Përderisa ne jemi vetëm shokë, atëherë nuk mund që shoqëria jonë të shndërrohet në dashuri. Edhe pse ne jemi në shumicën e rasteve bashkë nëpër kafene, kjo mund të zgjojë kureshtjen e publikut, mirëpo e vërteta është se nuk ka asgjë më shumë mes nesh.
''Kosova Sot": Me çfarë jeni duke u marrë kohëve të fundit?
Besa Gashi: Kohëve të fundit më shumë jam duke u marrë me provimet në fakultet. Tani jam në vitin e dytë dhe më duhet më shumë përgatitje. Tani për tani i kemi disa projekte me shoqatën time, mirëpo nuk mund të punojmë derisa të bëjmë një ndërrim të lokalit. Përveç kësaj, shpresoj të nis punën në ndonjë bankë, meqë jam duke studiuar në këtë drejtim dhe më pëlqen të punoj në bankë.

Bukuria në konturat e artit

''Kosova Sot": Do të vazhdoni të merrni pjesë ende nëpër spektakle bukurie?
Besa Gashi: Padyshim se unë do të vazhdoj të marr pjesë në çdo spektakël ku më bëhet ftesa. Modelimin e kam hobi. Edhe pse jam e angazhuar në një drejtim tjetër, tani për tani modelimin nuk e lë anash. Është një punë që unë e dua dhe më pëlqen, sepse modelimi nuk të merr shumë kohë dhe përveç tij mund të merresh edhe me diçka tjetër.
"Kosova Sot": Cilat janë sukseset që keni arritur deri më tani?
Besa Gashi: Padyshim që suksesi im më i madh ishte në ''Miss Kosova", ku nga një juri shumë profesionale u shpërbleva me tri çmime. Përveç kurorës së "Miss Kosovës", mora edhe dy çmime të tjera ''Miss Fotozhenija" dhe ''Top Model of the World". Me këto rrugët e mia sikur morën një kah krejt ndryshe, andaj është një privilegj shumë i madh të mbash për një vit kurorën e ''Miss Kosovës".

"Kosova Sot": Sa po e keni vështirë të merreni me modelim?
Besa Gashi: Në një shtet, ku kriza ekonomike është mjaft e vështirë, pa dyshim që shumë aktivitete artistike lihen si të dorës së dytë apo të tretë. Megjithëkëtë, unë mendoj që nuk duhet të mbeten anash, sepse edhe bukuria hyn në konturat e artit dhe kulturës shqiptare.

"Kosova Sot": A synoni pjesëmarrjen tuaj nëpër spektakle bukurie jashtë vendit nëpër Evropë?
Besa Gashi: Po, tani unë veç i kam hyrë kësaj rruge dhe sado që

është e vështirë nuk do të ndalem. Gjatë këtij viti kam pasur disa oferta dhe udhëtime nëpër diasporë, si Gjermani, Dubai etj.

"Kosova Sot": Çfarë pretendoni për të ardhmen?
Besa Gashi: E ardhmja ime prioritare është fakulteti, t'i përfundoj provimet me kohë. Nëse më mbetet kohë, mos t'i lë anash edhe aktivitetet e mia rreth modelimit, sfilatat që patjetër tani janë bërë pjesë e jetës sime.

''Kosova Sot": Si e kaloni kohën e lirë, merreni me ndonjë aktivitet të lirë?
Besa Gashi: Kohën e lirë zakonisht e kaloj duke lexuar ndonjë roman. Tash së fundi jam duke lexuar librin ''Ndriçimi i mendjes", i cili po më pëlqen shumë. Sa u përket aktiviteteve të lira sportive, tani së fundi jam duke u marrë me fitnes.

"Kosova Sot": Sa i kushtoni rëndësi dukjes suaj?
Besa Gashi: Patjetër që jam e përqendruar rreth dukjes sime, sidomos tani që shumica më njohin dhe nuk mund të dal dosido. Dukjes është mirë që t'i kushtojnë rëndësi të gjithë femrat, sepse dukja paraqet personalitetin e çdo femre.

''Kosova Sot": Ndodh të mbani dietë?
Besa Gashi: Asnjëherë nuk kam pasur problem me kilogramë të tepruar, kjo për faktin se i kushtoj rëndësi ngrënies së ushqimit. Dietë nuk mbaj, por nuk e teproj me ushqime kalorike që shtojnë peshë trupore.

''Kosova Sot": Ndonjë mesazh për fund?
Besa Gashi: I përshëndes të gjithë adhuruesit e mi kudo që janë dhe ''Kosovës Sot" i dëshiroj punë të mbarë.

B0JJbW959155-02.bmp
besa-gashi-3.jpg
normal_blero~1~0.jpg

Add your comment / Shkruaj nje koment b u i s size tt color hr quote img youtube
Name Comment
Confirmation 
Laughing :lol: Razz :-P Very Happy :-D Smile :-) Neutral :-| Sad :-( Crying or Very sad :cry: Cool 8-) Surprised :-o Confused :-? Embarrassed :oops: Shocked :shock: Mad :-x Rolling Eyes :roll: Wink ;-) Idea :idea: Exclamation :!: Question :?:


Comment 1 to 18 of 18
Page: 1

(...)   [Apr 11, 2011 at 11:05 AM]
Looking for advice on buying a laptop (...)
elba-dona   [Jan 03, 2010 at 07:08 AM]
besa shum e bukr je aaa veq kush ta ka inatin Laughing Laughing Laughing Laughing Laughing
djkei   [Jul 16, 2009 at 11:11 AM]
landa   [Mar 18, 2009 at 07:45 AM]
kuku po qfar te miri more
leona   [Feb 27, 2009 at 03:27 AM]
valla e bukur eshte, e qka ka bo me bleron , kush kon e ka lon keta e din mas miri, veq kisha pas qef mi pa bashk pse jo, pershtaten!
Blertaa   [Feb 23, 2009 at 11:26 PM]
Upss..Po e buckur je bre Bessssss Kiss e kii
valentina   [Feb 22, 2009 at 06:24 AM]
shum e bukur je besa veq kush ta ka inati
Rina   [Feb 22, 2009 at 02:08 AM]
hahahah xhelozi se xhelozii cti bejm Confused mytunii te gjith xhelozatrt bess je ma e bukuraa taa theft zoti qafen ty qe po fol keq per besen syt na ka fal zoti me pa normal qe e dallojm qka o e bukur e qka jo po kjo kallzojnn thjesht pa dituri hupnii moree bala se ju qa e keni lut besen qe sjav ka fut normal qe ju vjen inati e folni keq per to..oj Sabrije hahaha shtini krejt familjart me fol keq per besen se ma e bukura osht mos tvjen iantt ..Bukuroshee Beesaa Gashii
lulja   [Feb 02, 2009 at 12:39 AM]
iiiiii cfar hune, si kaqepi i sorres hahahaaa
anon   [Feb 02, 2009 at 12:23 AM]
nuk esht e vertet blero e ka lon besen sepse e ka desht prap sabrijen e besa ka qen ajase u pa tranu!
Anon   [Jan 14, 2009 at 11:55 PM]
valla bessa shum e bukur je veq kush ta ka inati edhe bleron kjo e ka lon vet se blero u tranu mas saj
nnnoora   [Jan 14, 2009 at 11:08 PM]
oooooohooo u knaqett edhe ju i keni rahatu punt e juja tash kqyrni punt e qerve: Very Happy
gesa   [Jan 11, 2009 at 09:34 PM]
hej ty mos meno qe ko met morr blero ty kurr vallaa se sje tiper bleron veq ta kak kerkupak se at ty to ka ba bay motiiiiiiiiiii
nonamw   [Dec 12, 2008 at 11:52 AM]
je shum e buker po blero shum i keq
leri   [Oct 26, 2008 at 03:02 AM]
kuuu bre qfar rruspije. kurva nr 1 je! e din prishtinalija edhe me 1000 kg make up normal se dukesh pak e bukur por deli dikuj pa grimm ne fttyr i shashtris njerzt me nje kry shum te madh dhe puqrat! edhe je teper e vogel mos mendo se je naj kushi ti ktu me gjith bleron! nese blero bele pak i mir por ti vetem per kar ti po ngan maas dhe me bo bele nigrim emer se ty askush ste ka pa njoft perpara! hup qaj bre rruspije!
festimi   [Oct 25, 2008 at 07:49 AM]
sa i perket bleros un e kisha propozu me punu filma te vizatuar per femi se per muzik ska kun te kap veshi diqka te mir po flas per mua personal sje per muzik
SUCKER   [Oct 17, 2008 at 07:38 AM]
QFAR RROSPIHE ANI TANI SHOQNISHT SE BLERO STA RROS TY PER AT PROSTI NUMER 1 NE KS
ti je   [Oct 16, 2008 at 08:03 AM]
NJE BITCH NORMAL SE NUK TE PRANON BLERO...TA KA KNAQ PAK DHE TASH BYE BYE!

Comment 1 to 18 of 18
Page: 1