Zanina Ismaili-gazeta Express janar 2OO8
|
Programet e festave te fundvitit ,nese jo ndonje inovacion artistik apo vizuel,vune ne pah dicka qe rralle kush do ta mendonte. Te mesuar te shohim fytyrat e njejta me kenge te njejta,qendrim te njejte,apsolutisht pa asnje inovacion perveq nderrimit te fustaneve dhe aty-ketu grimit,kete vit RTK i besoi Zanfina Ismailit pas tete vitesh neglizhence Show te saj personal ne programet e tyre.Dhe siq dukej,nuk kishin gabuar.Me ne fund u vune ne pah aftesite interpretuese,zeri,dukja,qendrimi,te gjitha,nje show-girl e vertete e cila me shume energji interpretoi hitin e saj "As i fundit as i pari",per te kaluar ne nje stil totalisht ndryshe per te performuar hitin veror "Ti s'do t'ia dish",pastaj "Tip tradicional",kenge keto ritmike qe nuk lene njeriun te rije ne nje vend deri sa i degjon.Posaqerisht kur indentifikohen me vitin qe lame pas.Ne njefare forme,befasi ishte interpretimi i shkelqyer i balades"Lamtumire",e cila le te kuptohet qe Zanfina Ismaili di mundet dhe guxon te kendoje kenge plot dhembshuri,duke vene ne dukje tere ndjeshmerine qe bart ne vete,por edhe aftesite vokale te saj.
Si duket RTK ka kuptuar qe suksesi i Zanfines nuk mund te anashkalohet me. Ishin te caktuar "te privilegjuarit" qe mund te kishin Show ne RTK.Por kete vit u sfiduan...
Perveq qe,ne njefare menyre,u thye nje tabu,duke sfiduar emrat e medhenj te estrades dhe duke fituar me plot merite kete Show,ajo nuk zhgenjeu as RTK-ne,por as shikuesin.Kete e bazoj ne faktin qe kenga "Lamtumire" u perserit dy here nga stafi i RTK-se dhe me lkerkesen e adhuruesve ky Show u reprizua edhe dy here tjera,gje qe nuk kishte ndodhur me pare me ndonje kengetar tjeter.
Dhe e tera qe mbetet te themi eshte: Si duket viti 2008 do te jete vit i Zanfines.
Kete e paralajmeroi RTK.
Kete e deshmoi Zanfina.
|