“Miss Gjermania” tek “Miss Globe”, është një shqiptare
|
Ajo quhet Dafina Sylejmani,
është shqiptare dhe do
të konkurojë për ‘Miss Globe
Internationale”. E kemi zbuluar
pak ditë më parë pasi
emri dhe mbiemri i saj nuk
tingëllonin aspak si gjermanë.
Nga një kontakt me
Dafinën mësuam se vajza ka
lindur në Mitrovicë të Kosovës
por ka shkuar shumë e
vogël në Gjermani. Nuk është
rasti klasik i një shqiptareje
që edhe pse jeton jashtë di
perfekt shqipen, por gjithsesi
ajo ndjehet krenare për
origjinën e saj dhe është e
lumtur që ”Mis Globe” do të
zhvillohet në Shqipëri. “Unë
personalisht jam e kënaqur
që marr pjesë në një konkurs
që bëhet në trojet tona” - rrëfen
Dafina. Babai i Dafinës është
shtetas gjerman dhe është
përkthyes si dhe ka një web
compani, ndërsa e ëma jeton
në Kosovë prandaj dhe Dafina
shkon çdo vit atje. Vajza
me origjinë shqiptare u zgjodh
Mis Gjermania në vitin
2007 dhe përfaqëson këtë shtet
në kompeticionin që drejtohet
nga “Deliart Assocation”.
|