Ilda Byy LonnuusH'aA & BieenndD'a
|
Në “Big Brother” hyri krejt
rastësisht pa e menduar
gjatë, dhe doli andej gati e
shokuar. Sikur të mos mjaftonte
sherri me banoren tjetër
Mardiolën, kur doli u përball
me zhurmën që ishte krijuar,
dhe komentet e shumta
“lezbikja”, pas publikimit në
gazeta të disa fotove të hedhura
në internet, ndërsa Ilda
ndodhej brenda në shtëpinë
“Big Brother”. Por kjo ishte
shumë pak, pasi ai që ia ndryshoi
“shijet”, ishte djali shtalartë,
ish-mister Albania, Gerald
Shahu. Ata u njohën
shumë rastësisht para disa
muajsh në pub “The Living
Room”, dhe natyrisht që kësaj
beson tek njohjet rastësore edhe
kur argëtohesh. Për të është
njësoj, pasi njohja e thellë vjen
pas kësaj. Dy muaj ishin
pauzë, pasi bënin të dy interesantin
në sytë e njëri-tjetrit,
derisa rastësisht u takuan sërish
dhe vendosën të pinin një
kafe.
NJOHJA NË PUB
Po si është është Gerald
Shahu, Mister Albania 2003, që
në fakt tërheq vëmndjen e shumë
vajzave të bukura të ish-bllokut,
në lokalet e të cilit mund ta shohësh
të pijë kafe. “Tip me humor,
që ka dy gjëra pasion, palestrën
dhe gallatën. Ai vazhdon
studimet për juridik në Universitetin
“Marin Barleti”. “Tek
Geri kam gjetur dashurinë. Në
Bëjmë humor me Gerin, kur ai më thërret
me shaka “lesbike”
fillim më pëlqeu pamja e tij, pasi
nga aparaneca është shumë
tërheqës. Duke e njohur kam
njohur personalitetin e tij të
mirë, i çiltër dhe e vlerësoj pasi
në Shqipëri është vështirë të njohësh
tipa të tillë”.
GERI, KUSHËRIRI I POLIT
Dhe kjo mund të cilësohet nga
ato dashuritë si të telenovelave, kur
mendon se Geri, është kushëriri i
largët me Polin. Por Ilda nuk pranon
të flasë fare për këtë, pasi nuk i
pëlqen t’i ngatërrojë gjërat, edhe
pse pohon se me Polin ruan thjesht
miqësi dhe asgje më shumë. Ç’ka
qenë Poli për Ildën? Mund t’ju
them se Poli s’ka qenë fare pjesë e
lojës brenda “Reality show”. “E
kisha qejf, por jo aq shumë. Xhelozia
e Inës më nxiti në të”, tregon
Ilda për “Panorama Plus”.
AKTORE NË SERIAL
Është një serial goxha interesant,
me titull “Familjet” që
mendohet t’i ngjasojë “Sopranos”,
e një regjisori nga Prishtina
Sunaj Raca, një bashkëpunim
me Digitalb. Ajo është
në rolin e një vajze me emrin
Kaltrina, nga Tirana që shkon
në Prishtinë me të atin dhe atje
INTERVISTA
Cilat janë planet që bëni me Gerin?
Mendoj për gjithçka po prapë ia lëmë kohës, pasi asnjëherë
nuk i dihet.
Është i hapur ai që ti të jesh në televizion?
Natyrisht është i hapur dhe më shtyn që të jem në televizion.
Cili është një sugjerim që ju bën?
Mendon që të jem në Amerikë, për të mirën time. Por
edhe kësaj nuk i dihet asnjëherë?
Po me Mardiolën si janë marrëdhëniet tani?
Kam marrëdhëniet më të mira se më të gjithë banorët e
tjerë.
Keni miqësi me artistët shqiptarë?
Po me Flori Mumajesin, Big Bastën.
Keni menduar ndonjëherë të bëni këngë?
Po, bëjmë shaka ndonjëherë dhe bashkë me një shoqen
time i themi Florit që nëse një ditë dështojm në jetë, do vijmë
të bëjmë këngë, sepse kështu funksionon këtu.
Dhe çfarë kënge?
Nuk kam zë, por mendoj ndonjë këngë rep, ose ku di
unë.
përfshihet në një vorbull
trafiqesh. Ilda do të jetë një nga
protagonistët në serialin ku luajnë
shumë aktorë të njohur, mes
të cilëve edhe Rajmonda Bulku.
AMERIKA
Tani plani për Amerikë ka
mbetur në pauzë, pasi e shikon
që jeta tani mund të fillojë këtu,
edhe pse Geraldi është ai që e
këshillon që për të mirën e saj ajo
duhet të kthehet në Amerikë.Por
kjo ka qenë periudhë pushimi për
të dhe më e keqja në Shqipëri është
|