|
|
Tuna nuk është fejuar
|
Këngëtarja nga Maqedonia, Altuna Sejdiu, ka mohuar spekulimet e medieve se ajo është fejuar, por ka thënë se ajo është e dashuruar.
Muajin e kaluar ishte spekuluar se këngëtarja është fejuar me vëllanë e Bertanit, Merti Asllanin, derisa në media kishin dalë disa fotografi ceremonie, në bazë të të cilave gazetarët i mbështetnin informatat e tyre.
Ndërkaq Tuna ka pohuar se këto fotografi ishin bërë gjatë festimit të ditëlindjes së saj ndërkohë që gjithçka është komentuar ndryshe.
“Dua të demantoj gjithçka që është thënë në media për fejesën time. Unë nuk jam fejuar. Është e vërtetë se jam e dashuruar, mirëpo asgjë nuk është e vërtetë sa i takon fejesës. Kur do të vendo të fejohem do t’i informoj të gjithë, mirëpo gazetarët nuk do të jen të ftuar”, ka thënë Tuna për emisionin “In&Out”.
|
|
| |