Flag this image

Zanfina Ismaili (tregon pasionin e saj për veturat) by Lea-Pz

Zanfina Ismaili për një kohë të shkurtër u bë këngëtare shumë e njohur. Ajo me këngët e saj e bëri publikun për vete. Së fundmi, ajo ka interpretuar këngën e filmit shumë të përfolur “Koha e kometës”. Kësaj radhe, me Zanfinën kemi zhvilluar një intervistë jo për muzikë, por në lidhje me pasionin e saj për veturën. Më poshtë do të keni mundësi të mësoni se çfarë veture vozit dhe cila veturë i pëlqen Zanfina Ismailit.

“Kosova Sot”: Si fëmijë, kur e keni parë për herë parë ndonjë veturë dhe cila ka qenë ajo që ju e mbani mend?
Zanfina Ismaili: E mbaj mend veturën e nënës sime. Ajo ishte “Suzuki Maruti” i kuq e i vogël, por shumë i bukur. Ngjyra e asaj veture më ka pëlqyer asokohe më së shumti.

“Kosova Sot”: Kur keni filluar të interesoheni për veturën?
Zanfina Ismaili: Në moshën 12-13 vjeçare kam filluar të mësoj të vozis, por duke mos vozitur tërë kohën pas një kohe harrova si bëhej.

“Kosova Sot”: Kur ka qenë kontakti juaj i parë me timonin?
Zanfina Ismaili: Gjatë moshës 13-vjeçare. Atëherë fillova të ngas nga pak veturën, më mësonte motra, e mbaj mend se kisha shumë frikë.

“Kosova Sot”: A keni patentë-shofer?
Zanfina Ismaili: Po. Ka pesë vjet që kam patentë dhe vozis pothuajse për çdo ditë.
Më e mira,
vetura “Mercedes”

“Kosova Sot”: Çfarë veture vozitni?
Zanfina Ismaili: ‘Hundai Santa fe”, xhip i zi, automatik dhe shumë i përshtatshëm.

“Kosova Sot”: Sa vetura i keni ndërruar deri më tash?
Zanfina Ismaili: Deri më tani kam ndërruar dy vetura. E para ishte “Seat Ibiza”, me të cilën shkoja në shkollë çdo mëngjes, pastaj e ndërrova me një ‘Renault Clio”.

“Kosova Sot”: Çfarë lloj veture preferoni?
Zanfina Ismaili: Më së shumti më pëlqen “Mercedesi”, sepse është shumë komod.

“Kosova Sot”: Cila prej veturave që keni pasur ju mbetet në mendje?
Zanfina Ismaili: Asnjëra. T’ju them të drejtën, asnjëra nga këto vetura që kam pasur nuk më ka pëlqyer aq shumë, prandaj edhe i ndërroja. Tani jam duke menduar ta blej një veturë të re, por ende nuk kam vendosur se çfarë veture do të blej.
160 km/h - shpejtësia
maksimale e Zanfinës

“Kosova Sot”: Cilin nga ngasësit botërorë të veturave e preferoni?
Zanfina Ismaili: Kam dëgjuar shumë për Shumaherin, ngase ai është sinonim për ngasësit më të shkathëtën botë.

“Kosova Sot”: A ndodh që të vozitni edhe jashtë vendit?
Zanfina Ismaili: Po shumë shpesh. Kur jam me familje më së shpeshti e ngas unë veturën. Kam dëshirë të vozis dhe nuk lodhem fare.

“Kosova Sot”: Cilat vende i konsideroni më të përshtatshme për të vozitur?
Zanfina Ismaili: Rrugët magjistrale janë më të përshtatshme, sepse mund të ngasësh me shpejtësi sa të duash, përderisa në qytet është e kundërta.

“Kosova Sot”: Sa është shpejtësia më e lartë, të cilën e keni arritur ndonjëherë?
Zanfina Ismaili: 160 km/h në magjistralen Tetovë-Shkup.

“Kosova Sot”: A keni shpesh probleme me trafik?
Zanfina Ismaili: Ndodh të nervozohem kur dikush para meje nuk i respekton rregullat apo kur vozit aq shpejt, saqë rrezikon të bëjë aksident me mua.

“Kosova Sot”: Çfarë nuk pëlqeni tek shoferët në Kosovë?
Zanfina Ismaili: Hmmm...Ka shumë vetura te ne e pak parkingje. Çka s’më pëlqen? Fakti që nervozohen me fajin e tyre si dhe nganjëherë shajnë (qeshet).

“Kosova Sot”: Sa aksidente keni pasur deri më tash dhe kush ka qenë fajtor?
Zanfina Ismaili: Për këto pesë vjet, sa jam duke vozitur, asnjëherë nuk më ka ndodhur të bëj ndonjë ndeshje. Shpresoj të vazhdoj kështu edhe në të ardhmen.

kj~0.bmp
zanfina-ismaili.jpg
zani3.bmp

Add your comment / Shkruaj nje koment b u i s size tt color hr quote img youtube
Name Comment
Confirmation 
Laughing :lol: Razz :-P Very Happy :-D Smile :-) Neutral :-| Sad :-( Crying or Very sad :cry: Cool 8-) Surprised :-o Confused :-? Embarrassed :oops: Shocked :shock: Mad :-x Rolling Eyes :roll: Wink ;-) Idea :idea: Exclamation :!: Question :?:


Comment 1 to 11 of 11
Page: 1

dreta   [Feb 02, 2009 at 12:23 AM]
mase i ka qit cicat perjasht asht yll a?qfar ylli kjo bre
edona   [Jan 23, 2009 at 02:26 AM]
zanfina ismaili je me e mira pa koment je thenomenale , edhe adelina ismaili eshte yll me ju dyja ska jeni yllat e shqiptaris .
besi   [Oct 13, 2008 at 03:42 PM]
NUK DI CFAR TE THEM VETEM *ZOTI TE RUJAT ME TE GJITH T'MIRAT*
tinaa   [Oct 07, 2008 at 07:57 PM]
zamfina shum e bukur po xixllon
Anon   [Oct 05, 2008 at 02:58 AM]
o ta hangsha pilin se na kalle oj kuder o ma e mir je ti se adelina se ma adelinen moti kom flejt e me ty hala po pritet se shpejtu okey e dashur
lEA   [Oct 04, 2008 at 08:32 AM]
SY SHQIPONJA E HOLLYWOODIT HALLALL TOKA E KOSOVES QE TE KA TY NA BANE KRENAR PARA KREJTA BOTES
By Gentii   [Oct 04, 2008 at 04:38 AM]
Foto ma te bukur ska as qe ka me pas zanfina se si llokum po duket ktu
SAMIR   [Sep 29, 2008 at 06:30 AM]
VALLA ZANFI QITASH JE NR 1 I KE KALL KREJT JAV KE BA 8 ME 2 E KJO FOTO M'KA TRENU KREJT E KAM DESKTOP TEPER TEPER BUZT E SYT E BUKRA
beli   [Sep 25, 2008 at 10:46 PM]
shum e bukur zanfin -te djelen 9.00 super yll adelina ismaili wowowo do na dogj fare -nje kaffe me labin
Bl3ri   [Sep 25, 2008 at 07:20 PM]
Lea-pz flm shume per kete interviste, a thua Kosova Sot nuk ka webfaqe ku mund te lexojn gazeten ?
Gazetari   [Sep 25, 2008 at 11:21 AM]
Filmi "Koha e Kometes" dhe muzika e filmit,nominohen per cmimin Oskar!!!URIMEEEEE SHQIPETARRR KUDO QE JENIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII URIMEEEEEEEEEEEEE

Comment 1 to 11 of 11
Page: 1