Flag this image

POLI NDAHET ME INEN : Ja Pse U Ndava Me Inen( Lexo Shkrimin ) By Gentii

Në jetën time kam bërë shumë aventura, kam patur dhe dy lidhje, njëra nga të cilat ishte Ina. Nuk di se çfarë kuptoni ju me të rënit në dashuri. Mbase unë nuk e kam provuar akoma
Për të gjitha vajzat që pëlqejnë Polin, vjen një lajm i mirë, Poli tashmë është vetëm. Ndërsa për ata fansa të programit shumë të ndjekur “Big Brother”, të cilët pëlqyen dhe bekuan lidhjen mes dy protagonistëve shumë simpatikë, Ina dhe Poli, padyshim që ky lajm do t’i hidhërojnë.

Gjithçka filloi në kuadrin e një loje. Ai një djalë 22-vjeçar, i cili kishte një lidhje njëvjeçare dhe një të dashur që e priste jashtë shtëpisë, ndërsa ajo një vajzë 24-vjeçare, e cila në biseda të ndryshme tregonte se nuk kishte të dashur për momentin. Ina dhe Poli e pëlqyen që në fillim njëri tjetrin, por prezenca e kamerave ua bënte gati të pamundur që ata të konsumonin deklaratat e para të dashurisë brenda shtëpisë së “Big Brother”. Diku nga muzgu pikërisht atëherë kur bisedat bëheshin disi më intime, ata i kishin premtuar njëri tjetrit me zë të ulët se sapo të dilnin nga shtëpia, do të lidheshin bashkë.

Në fillim doli Ina e cila mesa duket e frymëzuar edhe nga atmosfera dashamirëse që gjeti jashtë, vendosi që të mos presë gjatë por t’ia shprehë dashurinë Polit publikisht. Fundja ajo e kishte mundësinë që falë televizionit ta bënte këtë moment shumë më special nga ç’mund të ndodhte në ditët e zakonshme me të gjithë çiftet që hedhin hapin e parë në një lidhje. Dalja nga shtëpia e “Big Brother” shënoi edhe momentin kur Poli me Inën filluan ta jetojnë jetën si një çift i vërtetë, pa prezencën e kamerave por të gjurmuar pafund nga paparacët. Të gjithë do të kishim vënë bast pa frikë se lidhja e tyre do të zgjaste, pasi të dy tregonin se ndjeheshin shumë mirë në shoqërinë e njëri tjetrit. Hija e ish të dashurës së Polit sfumohej me kalimin e ditëve dhe asgjë nuk dukej se mund pengonte dy të rinjtë. Por mesa duket nuk mjaftuan të gjitha këto që ky çift të funksiononte. “Jami ndarë” – tregon Poli.

Ndërkohë nuk preferon që të japë shumë detaje për arsyet. Kjo edhe për faktin se nuk dëshiron që të hapë një luftë mediatike me ish të dashurën e tij Inën. Megjithatë duke ngulmuar për të mësuar më shumë, të bindur se e gjitha kjo përbën kuriozitet për publikun, Poli tregon: “Unë me 1 shtator nisem në Spanjë, një mundësi e siguruar nga “Top Channel”. Atje do të punoj si menaxher në një nga hotelet e ishujve Canarie. Duke e njohur veten time, mendoj se nuk jam tip që mbaj lidhje në distancë kështu që lidhja mori fund”. Në fakt jo vetëm largimi nga Shqipëria, por edhe thjesht pjesëmarrja në një lojë si ajo e “Big Brother” duket se e bëri të harrojë shpejt miken që ai kishte lënë jashtë. Por në fund të fundit Poli është një djalë i ri dhe nuk mund të pretendojmë që lidhjet t’i marrë kaq seriozisht.

Megjithatë kjo na duket një arsye e pamjaftueshme për tu ndarë. Dy javë më parë në një bisedë telefonike me gazetaren tonë, Ina pohoi se ka mbetur shtatzanë, ndërkohë që të nesërmen e mohoi publikisht. E gjitha kjo na bëri të mendojmë se Ina me siguri kërkonte të bënte xheloze ato femra që ëndërronin t’i zinin vendin, por shpejt e kuptoi që nuk kishte bërë gjetjen e duhur, dhe mohoi atë lajm që ajo vetë e ndau me të gjithë publikun. “Lidhje jonë kishte disa ditë që filloi të ftohej – tregon Poli. – Nuk flisnim më në telefon aq shpesh ndërkohë që edhe takimet filluan të rrallohen”. Në fakt këtë gjë e nuhatëm edhe ne teksa gjetëm Polin duke bërë plazh pa Inën në Dhërmi, fundjavën e kaluar.

Natyrshëm lind pyetja, nëse kjo lidhje mbaroi pa mbaruar akoma vera, a ka patur dashuri apo i ka lidhur thjesht një pasion i momentit dhe euforia se ata tashmë ishin bërë persona publikë? “Në jetën time kam bërë shumë aventura, kam patur dhe dy lidhje njëra nga të cilat ishte Ina. Nuk di se çfarë kuptoni ju me të rënit në dashuri. Mbase unë nuk e kam provuar akoma, por ama di që ne bëheshim xhelozë për njëri tjetrin” – tregon Poli. Duket se ideja për të shkuar në Spanjë e ka rrëmbyer aq shumë, saqë kur kërkojmë që të na thotë sa më shumë detaje rreth lidhjes dhe ndarjes, Poli përgjigjet: “Tani mendoj vetëm për Spanjën. Nëse do të më ofrohet ndonjë mundësi e mirë atje për punë dhe për shkollë, nuk do të mendohem dy herë por do të rri përgjithmonë”.

Burimi: Gazeta Panorama

s1153446397_75961_1372.jpg
poli_js_pse_u_ndava_me_inen.JPG
adja_n_ustarit_tim.jpg

Add your comment / Shkruaj nje koment b u i s size tt color hr quote img youtube
Name Comment
Confirmation 
Laughing :lol: Razz :-P Very Happy :-D Smile :-) Neutral :-| Sad :-( Crying or Very sad :cry: Cool 8-) Surprised :-o Confused :-? Embarrassed :oops: Shocked :shock: Mad :-x Rolling Eyes :roll: Wink ;-) Idea :idea: Exclamation :!: Question :?:


Comment 1 to 20 of 56
Page: 1 - 2 - 3

ARDITA   [Nov 08, 2008 at 06:39 AM]
(...) ma hanksh o pol o pis o fmi o pul o lepur o kastravec oooo kak se ti sje mashkull bre ti je vocrrak
blina   [Oct 17, 2008 at 06:57 PM]
vertet ka femra po si ina jo
jeta   [Oct 17, 2008 at 02:16 PM]
pli dhe ina keni qen cift shum i mir po nejse i dini ju punet e juaja megjithate ju uroj fat te dyve
po   [Oct 17, 2008 at 10:18 AM]
me thene te drejten cuna si puna e ketij ka me kile qe i rrofte trupi se per men as 2 fije men s'ka...pa si ina jane pak te rralla ne ditet e sotme qe te jete dhe aq e zonja e punetore, po po ashtu te jete edhe e kohes, moderne, pa ky mamin do kete me veteper cdo gje...
anisa   [Oct 17, 2008 at 08:45 AM]
bravo poliiiiiiiii je i papam.....femra si Ina ka plot
po   [Oct 17, 2008 at 07:00 AM]
bravo bora, je 1sh, me ty jam dhe une...
lela   [Sep 21, 2008 at 07:40 AM]
Njerëz, mos u shani bre, po mjaftojn me diskutu. E di që munder njeri me u bo nervoz, po me shajt♪7 s'është gjë e hjeshme....shumë banal po bohet diskutimi....Shpresoj në mirëkuptim.... Exclamation
HH   [Sep 18, 2008 at 11:47 PM]
xxxxx familjen bre ta (...)
xxxxx   [Sep 18, 2008 at 11:28 PM]
HH sey to your mumy like that kk you prick po kushe te duket vetja ty ee qe ofendon te tjeret (...)et
lina   [Sep 12, 2008 at 07:32 PM]
e kam dit qe ndahen se poli ka qen qe i ka kqyr intresat e veta
HH   [Sep 11, 2008 at 11:29 AM]
Qeky HH ty nanen ta qin a po merr vesh ... ta (...) kurven e nanes ti ke met me kallxu ku a qka me shku more lop e (...) ..e hap gojen si lop per do njerz te (...) (...) assi nje
tina   [Sep 09, 2008 at 03:35 AM]
ooo jom njeri ma i lumtur qe e lexova ket send o sa mir qe jon nda se hiq nuk kan qen cift i pershtatshem aspak ina si miii a poli si zemer shum i bukur,,shpresoj qe cdo gje do ti shkoj mir polit suksese polllll je me i miri te duuuu shumm Laughing Laughing Laughing Laughing Laughing Laughing Laughing Laughing Laughing Laughing Laughing
greta   [Sep 09, 2008 at 02:09 AM]
TESSA QKA TE DUHET TY A JAM MIR UN A JO E NDERSA TY NESE TE DUKET SE POLI NUK KA VEPRU MIR SHKO TE LUTEM MSOJE SI TE VEPROJ IK PJERDHU MOS TE SHOH KTU ME SE NUK PASKE LIDHJE NE AT KOK TE GJOR
lissa   [Sep 08, 2008 at 10:36 PM]
,.,. thuaj you mum ashtu jo muk e/i pa edukat po qa te duhet ty se qa shkruoj un po te ishe mire nga koka do e kishe ver emrin jo ,.,. apo nuk te ka vur emer mami po ik ore shif punen tate bumm hade you dont now what to right just rubish stupid fish
tesa   [Sep 08, 2008 at 10:27 PM]
oj ti greta po ti met vertet nuk koke mir moj po a je normal qysh po fol ashtu ina asht yll sa i perket polit ka vepru shum keq qe e ka lan inen se nuk gjan ma femer te till ok e mos fol shum se krejt komentet paskan ardh tuj tkritiku ty se jo polin ncncncnc koke e smur ti moj
adea   [Sep 08, 2008 at 07:40 PM]
lissa me mir shko vizitoje ndoje mjek se ne te vertet na qenke e semuer shum keq nxito sa ma shpejit vizio ndonje mjek se dikur behet shum von
,.,.   [Sep 08, 2008 at 06:33 PM]
oj lissa shum bre po han mos po te ban zarar.
lissa   [Sep 08, 2008 at 06:07 PM]
HH nuk jena vetem te nenes po edhe te babes kk po qa po te intereson ty se qa shkruajm me mare dhe turp per ty se ne e dime se jane njerz normal dhe jo sakar ee me mire do te kishte qen per ty te shkruash nje koment per polin dhe inen jo kte kot fare kk por po te ishe mire do e kishe ver emrin jo hh
HH   [Sep 08, 2008 at 10:27 AM]
Tu shiptarkat e nanes spo ju vjen marre bre mu perla per do njerz normal qe jon si na .(kurgjo ma shum se na perveq popullaritetit ) e ju perlani ne mes veti per kta njerz.......... mu spo me doket normale ... mare si per Grata si per Lissa
lela   [Sep 08, 2008 at 08:14 AM]
lissa, jo bre unë jam kosovare, nuk jetoj në Shqipëri se njëmend ja kisha gjetë një vend për me u sheru. Jo në çmendi gjynah...tash vjen në mend gresa sa të ritet pak. Po një gjë s'po e kuptoj: pse me i ardhë mirë dikujtë për ndarjen e një çifti....njëmend s'ka logjikë... Laughing Laughing Laughing

Comment 1 to 20 of 56
Page: 1 - 2 - 3