Flag this image

POLI NDAHET ME INEN : Ja Pse U Ndava Me Inen( Lexo Shkrimin ) By Gentii

Në jetën time kam bërë shumë aventura, kam patur dhe dy lidhje, njëra nga të cilat ishte Ina. Nuk di se çfarë kuptoni ju me të rënit në dashuri. Mbase unë nuk e kam provuar akoma
Për të gjitha vajzat që pëlqejnë Polin, vjen një lajm i mirë, Poli tashmë është vetëm. Ndërsa për ata fansa të programit shumë të ndjekur “Big Brother”, të cilët pëlqyen dhe bekuan lidhjen mes dy protagonistëve shumë simpatikë, Ina dhe Poli, padyshim që ky lajm do t’i hidhërojnë.

Gjithçka filloi në kuadrin e një loje. Ai një djalë 22-vjeçar, i cili kishte një lidhje njëvjeçare dhe një të dashur që e priste jashtë shtëpisë, ndërsa ajo një vajzë 24-vjeçare, e cila në biseda të ndryshme tregonte se nuk kishte të dashur për momentin. Ina dhe Poli e pëlqyen që në fillim njëri tjetrin, por prezenca e kamerave ua bënte gati të pamundur që ata të konsumonin deklaratat e para të dashurisë brenda shtëpisë së “Big Brother”. Diku nga muzgu pikërisht atëherë kur bisedat bëheshin disi më intime, ata i kishin premtuar njëri tjetrit me zë të ulët se sapo të dilnin nga shtëpia, do të lidheshin bashkë.

Në fillim doli Ina e cila mesa duket e frymëzuar edhe nga atmosfera dashamirëse që gjeti jashtë, vendosi që të mos presë gjatë por t’ia shprehë dashurinë Polit publikisht. Fundja ajo e kishte mundësinë që falë televizionit ta bënte këtë moment shumë më special nga ç’mund të ndodhte në ditët e zakonshme me të gjithë çiftet që hedhin hapin e parë në një lidhje. Dalja nga shtëpia e “Big Brother” shënoi edhe momentin kur Poli me Inën filluan ta jetojnë jetën si një çift i vërtetë, pa prezencën e kamerave por të gjurmuar pafund nga paparacët. Të gjithë do të kishim vënë bast pa frikë se lidhja e tyre do të zgjaste, pasi të dy tregonin se ndjeheshin shumë mirë në shoqërinë e njëri tjetrit. Hija e ish të dashurës së Polit sfumohej me kalimin e ditëve dhe asgjë nuk dukej se mund pengonte dy të rinjtë. Por mesa duket nuk mjaftuan të gjitha këto që ky çift të funksiononte. “Jami ndarë” – tregon Poli.

Ndërkohë nuk preferon që të japë shumë detaje për arsyet. Kjo edhe për faktin se nuk dëshiron që të hapë një luftë mediatike me ish të dashurën e tij Inën. Megjithatë duke ngulmuar për të mësuar më shumë, të bindur se e gjitha kjo përbën kuriozitet për publikun, Poli tregon: “Unë me 1 shtator nisem në Spanjë, një mundësi e siguruar nga “Top Channel”. Atje do të punoj si menaxher në një nga hotelet e ishujve Canarie. Duke e njohur veten time, mendoj se nuk jam tip që mbaj lidhje në distancë kështu që lidhja mori fund”. Në fakt jo vetëm largimi nga Shqipëria, por edhe thjesht pjesëmarrja në një lojë si ajo e “Big Brother” duket se e bëri të harrojë shpejt miken që ai kishte lënë jashtë. Por në fund të fundit Poli është një djalë i ri dhe nuk mund të pretendojmë që lidhjet t’i marrë kaq seriozisht.

Megjithatë kjo na duket një arsye e pamjaftueshme për tu ndarë. Dy javë më parë në një bisedë telefonike me gazetaren tonë, Ina pohoi se ka mbetur shtatzanë, ndërkohë që të nesërmen e mohoi publikisht. E gjitha kjo na bëri të mendojmë se Ina me siguri kërkonte të bënte xheloze ato femra që ëndërronin t’i zinin vendin, por shpejt e kuptoi që nuk kishte bërë gjetjen e duhur, dhe mohoi atë lajm që ajo vetë e ndau me të gjithë publikun. “Lidhje jonë kishte disa ditë që filloi të ftohej – tregon Poli. – Nuk flisnim më në telefon aq shpesh ndërkohë që edhe takimet filluan të rrallohen”. Në fakt këtë gjë e nuhatëm edhe ne teksa gjetëm Polin duke bërë plazh pa Inën në Dhërmi, fundjavën e kaluar.

Natyrshëm lind pyetja, nëse kjo lidhje mbaroi pa mbaruar akoma vera, a ka patur dashuri apo i ka lidhur thjesht një pasion i momentit dhe euforia se ata tashmë ishin bërë persona publikë? “Në jetën time kam bërë shumë aventura, kam patur dhe dy lidhje njëra nga të cilat ishte Ina. Nuk di se çfarë kuptoni ju me të rënit në dashuri. Mbase unë nuk e kam provuar akoma, por ama di që ne bëheshim xhelozë për njëri tjetrin” – tregon Poli. Duket se ideja për të shkuar në Spanjë e ka rrëmbyer aq shumë, saqë kur kërkojmë që të na thotë sa më shumë detaje rreth lidhjes dhe ndarjes, Poli përgjigjet: “Tani mendoj vetëm për Spanjën. Nëse do të më ofrohet ndonjë mundësi e mirë atje për punë dhe për shkollë, nuk do të mendohem dy herë por do të rri përgjithmonë”.

Burimi: Gazeta Panorama

s1153446397_75961_1372.jpg
poli_js_pse_u_ndava_me_inen.JPG
adja_n_ustarit_tim.jpg

Add your comment / Shkruaj nje koment b u i s size tt color hr quote img youtube
Name Comment
Confirmation 
Laughing :lol: Razz :-P Very Happy :-D Smile :-) Neutral :-| Sad :-( Crying or Very sad :cry: Cool 8-) Surprised :-o Confused :-? Embarrassed :oops: Shocked :shock: Mad :-x Rolling Eyes :roll: Wink ;-) Idea :idea: Exclamation :!: Question :?:


Comment 37 to 56 of 56
Page: 1 - 2 - 3

Era   [Sep 06, 2008 at 06:56 AM]
po mvjen shum keq per ndarjen ee ati qifti shum tmir,...po jetes nuk i dihet ne te ardhmen LISSA po mpelqen si njeri me mendimet tua. mos humb koh me shtresa tulta dhe me njerz qe nuk din se qfar eshte respekti.
lela   [Sep 06, 2008 at 06:42 AM]
greta, ti vërtetë qenke debile. Po ti nuk po din as çka je tu shkruar, ... veq po shkruan se s'po ke çka me bo. Këso "njerëz" debila sikur ti shkruajn këso lloj komente destruktive, pa lisdhje. Po çka po ta ndinë ty a është ndi keq a jo lissa për ndarjen e Polit dhe Ines. Ajo po e shpreh keqardhje nga ana e vet. Po ti me siguri paske kalu leq në ndonjë lidhje e tash po ke dëshirë që edhe të tjerat çfte të ndahen. Ti vajzë nuk qenke mirë nga koka. Shko te mjeku me bë një kontroll.....LOPO
dona tesa gana   [Sep 06, 2008 at 04:58 AM]
Boll valla po na vika keq po qa me ba kshtu e ka jeta???? Crying or Very sad Crying or Very sad Crying or Very sad
greta   [Sep 06, 2008 at 04:57 AM]
oooo shih lissa na paska te dashur ( KATUNDARE ) KIDHE JE DIKUSHI TI NUK PO DIN ME ME SHKRU SHQIP E LE MA ANGL....QKA ESHT KJO FJAL kukute, perdal , i cilit fshat na qenke shum keq po te vjen ty per inen ma kpute shpirtin ty mas pari duhet me te ardh keq prej vetvetes e pastaj prej inen .
nita   [Sep 06, 2008 at 04:45 AM]
mvjen keq per ndarjen e polit me inen se kan qen nje qift perfekt.
adelima   [Sep 06, 2008 at 04:43 AM]
ju niher po thoni ina je e mire me polin veq vazhdo e tash jo sum ka pelqy pi fillimit bla bla thuse po dini diqka
lela   [Sep 06, 2008 at 02:38 AM]
greta, ti qenke një perverze e vërtetë. Poli dhe Ina nuk është dashtë të ndahen ngase ishin çift i shkelqyeshem. Por Poli e dëshmoj veten që është CUNG e se meriton Inen. E ti Greta mësohu me shkruar si duhet e mos shkruaj pa u mësuar ...qenke debile, ngelcajkë...këthehu në klasën e parë....
bledi   [Sep 06, 2008 at 01:49 AM]
o ti greta ti me te vertet na qenke llactic e papare po qa te intereson ty oj vajz esht mendimi i tjetve jo i joti ok me sa duket ti na paske ren ne dashuri me polin po sa keq me vjen qe ka ikur ne spanje ( BLEDI ))
tinusha   [Sep 05, 2008 at 11:37 PM]
a mos na qenka Poli Remeo qe te ngasin femrat mbas tina, pse vajza po ngani mbas djemeve lereni djemet te ngasi mabas juve
jehona   [Sep 05, 2008 at 11:29 PM]
greta shum mir e ke shkru edhe une jam e ati mendimit qyssss
LISSA   [Sep 05, 2008 at 11:10 PM]
o ti me te vertet qe qenke e bezdisur dhe sa per informacionin tend un kam te dashur oj debile e skaduar po vetem me vjen keq per inen sepse u kukte qe e donte polin oj vajz e perdal po me ty as qe nuk ja vlet te mirresh.DHE NJIHESH QE JE FSHATARE DHE NUK DIN AS TE SHKRUASH NJE KOMENT SI VAJZ PO NDASHTA NUK JE SI DIHET EEEE .soo im not westing my time with you because is not need kk say hello to you mmmamy fram mi kkk se me merzite (...)
greta   [Sep 05, 2008 at 10:34 PM]
lissa po e shof qe je dashuru ne inen tash e ke te lir mundesh kur te duash qe te takohesh me te ( KU E DIN TI SE NGA JAM DHE NGA VI OJ DEBILE SE SHUM MIR PO TE KUPTOJ SE TE PASKA DAL AFATI
vesa   [Sep 05, 2008 at 09:07 PM]
kam nje mendim si greta
LISSA   [Sep 05, 2008 at 08:56 PM]
wwww shume mire e he qa ka te beje ktu KOSAVE E F serbia qe as nuk dua te ja shkruaj emrin e kti shteti se e urrej aq shum po me sa duket kjo greta nuk di ndoje gje tjeter vetem te qesh dhe te uroj polin qe esht ngare nga ina tttttuuuurrrrpp qe e perzie serbin ne ket mese qe as qe ka te bejn gje serbia e marume ktu kk shum me vjen keqe per ty qe qenke aq e rrjedhur nga koka >>>>>.inaaa je si rrushhhh >>>
Lona   [Sep 05, 2008 at 08:25 PM]
Hajt ma perher!!
lissa   [Sep 05, 2008 at 07:30 PM]
ti greta jo qe na qenke terpi po nje goc e mbarume kk ty nuk te pelqejn Tirancet ai esht problemi yt se dihet se je nje fshatare dhe nga ato te mbarumet kk po nuk kame pa njeri si ti dhe si disa ktu qe gezohen qe jane nda mos ishhhhhhhhhhallllaaa do te gjeje edhe ty me te dashurin tend nese e ke apo kure ta keshe dhe shikoje se si ngihet nje femer kure e braktis i dashuri kk se me sa duket ti nuk dike asnje gje per lidhjet njerzore dhe shife si si do qeshin gjith me ty si ti qe qesh inen do vije hoha qe tjeret do te qeshin ty dhe te knaqen ashtu si ti .becouse i can see that you just right rubish staf but anyuay just look yourself kk i dont think you are the best kk>>INNA JE SI YLLL ato qe te kan inat e kan pervete se ty nuk te bejn gje thare just rubish for thenselfskk
wwww   [Sep 05, 2008 at 07:23 PM]
qa pi perzin bre ktu serbija kosova ti greta nuk o pun ktu serbija kosova.hajt tung
greta   [Sep 05, 2008 at 03:55 PM]
prej fillimit mu personalisht nuk me ka pelque kurr se si ina e filloji ket lidhje tek e fundit ina nuk ishte me e re qe te vendos ne at menyr aq te pa hieshme duke e pasur parasysh mentalitetin e shqiptareve edhe se jemi ne vitin 2008 ajo thjesh u mundua si serbija ta merte kosoven me zor edhe ina u mundu me marr polin me zor ne sy te gjith publikut te gjer kjo esht nje turp i madh per inen se tek e fundit poli esht djal edhe i ka hije qdo gje qe e ben e kurse ina shum shum e ka tregu veten te ulet ne ket hap kshtu qe polit iu uroj qdo te mir e sa per inen nuk esht edhe shum problem se ajo qfar femre esht nuk e ka problem tash e ka visin nje dit do ta shohim publikisht duke u lidhur me visin POL TE LUMT BRAVOOOOOO
lela   [Sep 05, 2008 at 09:00 AM]
Me të vërtetë janë çift i shkelqyeshem e jo çift fallc si Najada me Olsin. SHpresoj që gjithmonë do të jenë së bashku......Ju përshëndesim nga Kosova
xellaaaa   [Sep 05, 2008 at 08:08 AM]
ufffffff..Bash mir Qe U ndave Breh Po,l Me ket Plak...Ait Djali ri qy knaquu ihaaaaaaa...Kis

Comment 37 to 56 of 56
Page: 1 - 2 - 3