Rezarta dhe Zanfina, duet
|
Këtë verë i është kushtuar pushimeve. Rezarta Shkurta, dje është kthyer nga Vlora, ku ka pushuar me të fejuarin e saj, Ermal Hoxhën, ndërkohë që aty kanë takuar jo pak miq të përbashkët. Ndihet mjaft e çlodhur dhe gati për një sezon artistik të gjatë, me mjaft projekte në kokë, që do të bëhen reale shumë shpejt për publikun. Një prej tyre është edhe kënga me Zanfinën.
Rezarta Shkurta dhe Zanfina Ismajli për herë të parë do të realizojnë një duet së bashku. Dy këngëtaret seksi, njëra nga Durrësi e tjetra nga Prishtina po përgatiten të bëjnë vërtetë bujë me këngën e tyre, që në fakt pretendohet të kthehet në një hit të radhës në skenën shqiptare. E në fakt gjithë shanset janë për të qenë të tilla. Pikërisht kur kompozitori i këtij bashkëpunimi do të jetë Genti Lako. Këtë na e konfirmon vetë këngëtarja, e cila u shpreh për Gazetën se sapo ka nisur puna për realizimin e këngës. Ndërkohë që si kohë për të lançuar klipin është menduar të jetë fundi i shtatorit...
|