|
|
Uragani Adelina Ismajli
|
Adelina Ismajli NDEZ PUBLIKUN NE PEJE E GJILAN
Nga Aimona Vogli
Ndërkohë që të gjithë po presim me padurim fillimin e promovimit të albumit të ri të këngëtares kosovare, Adelina Ismajli në muajin shtator, duket se kjo e fundit i ka rezervuar një surprizë shumë të këndshme publikut të saj të dashur pejan. Ka qenë një spektakël i m a d h ë r i s h ë m dhe plot të papritura, mbushur me atmosferë dhe entuziazëm, ai çka ka përcjellë diva e këngës kosovare Adelina Ismajli, në një koncert të realizuar pak ditë më parë në datën 24 korrik, në qytetin
e Pejës, duke nisur kështu promovimin e albumit të saj më të fundit, "Fenix". E
ftuar në "Kamp kafe" në qytetin e Pejës, Adelina në një spektakël ritmik, plot show, surpriza dhe emocione për të gjithë, është rikthye fuqishëm në këngë me gjithçka që e personifikon; dinamizëm, forcë, bukuri dhe me një energji të pashtershme.
PERFORMANCA
Nga fotot e shfaqura në internet, gjithçka që ato përcjellin janë një show i vërtetë, i cili dukej se kishte prej saj angazhimin maksimal dhe një kujdesje deri në detaj. Ka performuar me një paradë të tërë veshjesh, të cilat kanë ndryshuar në çdo këngë. Kanë qenë rreth nëntë veshje, të cilat ajo i ka paraqitur gjatë këndimit të këngëve. Stili ka qenë gjithmonë edhe më i ndryshëm, që ka variuar nga fustanet elegante, veshjet sportive, ato pak retro, etj. Ka menduar për çdo gjë, që nga grupi i baletit e deri tek aksesorët që i janë dashur për të performuar.
Tirana, një destinacion i afërt
Do të rikthehet pas shumë kohësh mungese me një koncert recital në Tiranë, pas shfaqjes së saj në një reality show kohë më parë. Kësaj radhe, Adelina do të jetë e pranishme për të gjithë adhuruesit e vet, me shumë këngë nga albumi i saj i fundit dhe, nga sa duket nga fotot e koncertit në Pejë, Tirana, një destinacion i afërt me një spektakël të vërtetë dhe madhështor. Gjithçka premton shumë, por na duhet të presim fillimin e shtatorit, kur Adelina ka deklaruar se do të jetë në kryeqytetin e Shqipërisë. Pikërisht fillimi i muajit shtator do të jetë dhe momenti kur fansat shqiptarë të Adelinës do të shikojnë "live" recitalin e divës së muzikës kosovare.
Rikthehet diva e muzikës, së shpejti turi në Tiranë, Ulqin dhe Prishtinë
FUSTANET
Ka shkëlqyer vërtet sharm dhe shumë klas, me linja turpore të mrekullueshme dhe plot magji, zgjedhja e fustaneve ka qenë plotësisht elegante dhe me linja
shumë femërore. Veshje të cilat janë përdoruar kryesisht në këngë të tipit baladë.
Një fustan pana, i mbledhur në gjoks dhe i derdhur deri në fund të këmbëve, i
zbukuruar në supe me gurë. Një tjetër zgjedhje ka qenë një fustan në ngjyrë të
kuqe flakë, bust në pjesën e sipërme dhe në pjesën e barkut i zbukuruar me gurë;
në të njëjtën linjë elegante, në stil retro ka qenë dhe zgjedhja e një fustani si një divë e vërtetë, në ngjyrë kafe me ornamente në ngjyrë gri. Pjesa e sipërme ka qenë në formën e bustit, duke u derdhur deri në fund të këmbëve dhe duke u plotësuar gjithashtu me një shall në kokë, me të njëjtën dizenjo.
VESHJET
Ka performuar me një paradë të tërë veshjesh, të cilat kanë ndryshuar në
çdo këngë. Kanë qenë rreth nëntë veshje që ajo ka paraqitur gjatë këndimit të këngëve.
ELEMENTET
Ka kënduar dhe vallëzuar me veshje ushtarake, por jo vetëm kaq, edhe me veshje të stilit kabare që është shoqëruar me kërcim me shkopinj dhe me kapele,
karrige dhe shumë elemente të tjera
FUSTANET
Ka shkëlqyer vërtet sharm dhe shumë klas, me linja trupore të mrekullueshme dhe plot magji; zgjedhja e fustaneve ka qenë plotësisht elegante dhe me linja
shumë femërore
BALERINËT
Kanë qenë pjesë shumë e rëndësishme e spektaklit të saj madhështor, të cilët e kanë shoqëruar gjatë gjithë performancës. Ashtu si dhe Adelina, edhe ato kanë krijuar variacion me veshjet e tyre nga ato tradicionale e deri tek ato modernet.
EKSPLOZIVI ADELINË
Në këngët ritmike, ndërsa adrenalina e atyre që kanë ndjekur atë në koncert vetëm rritej, Adelina ka preferuar të zgjedhë veshje vërtet shumë pikante, plot grurë dhe stras, por dhe gjetje vërtet origjinale. Ka kënduar dhe vallëzuar me veshje ushtarake, por jo vetëm kaq, edhe me veshje të stilit kabare që është shoqëruar me kërcim me shkopa dhe me kapele, karrige dhe shumë elemente të tjera.
PROMOVIMI I ALBUMIT
I shumëpritur albumi "Fenix" i këngëtares kosovare Adelina Ismajli, tashmë ka dalë në treg. Projekti më i ri i saj, duket se do të jetë promovimi i tij dhe kjo do të bëjë që ajo të jetë e pranishme jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri dhe në Mal të Zi e nëpër Evropë. Këngëtarja ka deklaruar se do të performojë për fansat e saj në tri qytete kryesore, që do të jenë: Prishtina, Tirana dhe Ulqini e më pas dhe nëpër Evropë, në shumë qytete ku jetojnë shqiptarë.
Ikona e fustanit të vitit 2008-2009
Posterat e saj, ku ajo është zgjedhur si ikonë e fustanit të vitit, janë shpërndarë gjithandej. E tillë është dhe fotoja e vendosur në një stacion për qëndrimin e autobusëve, ku e p a r a q e t këngëtaren me një fustan të zi, bust në pjesën e sipërme dhe totalisht i derdhur në pjesën e poshtme. Duket se pas heshtjes
së gjatë, Adelina është rikthyer sërish si me muzikë, me albumin
e saj të fundit "Fenix", po ashtu edhe në jetën mondane të personazheve të botës shqiptare.
|
|
| |