Flag this image

Diva me Surpriza Gjat Muajve Gusht Shtator Edhe Ne Tirane 2008 By Gentii

Nëse mendoni se Adelina Ismajli, po kalon një pauzë, e keni gabim, pasi diva e muzikës pritet që të shfaqet sërish në skenën muzikore, me një projekt të ri, këtë herë në Tiranë. Këngëtarja kosovare ka paralajmëruar se do të rikthehet në koncerte gjatë muajit shtator. “Kam planifikuar një koncert në Shqipëri, një tjetër në Kosovë dhe një në Ulqin, gjatë muajve të verës dhe asnjë më shumë. Ndërkaq, turneu im do të nisë nëpër Evropë gjatë muajit shtator”, ka thënë Adelina.

Por jo vetëm kaq, ajo ka premtuar se deri në fillim të vjeshtës do të ofrojë edhe surpriza të tjera për fansat e saj. Pritet që disa këngë të reja dhe një videoklip të përgatiten për t’u bërë publike gjatë muajit gusht dhe në fillim të muajit shtator, ka deklaruar këngëtarja, pa dhënë detaje të tjera të projekteve të saj. Adelina ka treguar gjithashtu me mjaft entuziazëm pjesëmarrjen në natën finale të “Big Brother”, por duket se atë e joshin këto lloj spektaklesh, por duke i ndjekur ato nga ekrani, kurrsesi për të qenë protagoniste.

“Nuk do ta bëja një gjë të tillë, përndryshe më pëlqen si emision dhe më pëlqen t’i shoh të tjerët çfarë bëjnë”, ka thënë Ismajli, sipas së cilës shfaqja e saj në këtë spektakël ka qenë mënyra më e mirë e promovimin të albumit në Shqipëri. Megjithatë, shtatori pritet që të jetë momenti final kur Adelina do të prezantojë albumin, që siç edhe ka theksuar, kjo surprizë do të jetë në radhë të parë enkas për fansat e saj nga Shqipëria, me një koncert madhështor që do të mbahet në Tiranë.

TURNEU NË TIRANË
Fillimi i muajit shtator pritet që të jetë edhe momenti kur Adelina do të jetë e pranishme në Tiranë, për të kënduar live për fansat e saj. Edhe pse nuk ka dhënë shumë detaje mbi këtë turne, këngëtarja ka treguar se një pjesë të detajeve të koncertit pritet që të zbulohen së afërmi. Ky është koncerti i parë i Adelinës pas plot 8 vjetësh, ku edhe ka qenë e ftuar në Tiranë. Nuk dihet nëse në këtë koncert Adelina do të jetë e vetme, apo do të shoqërohet me ndonjë artist tjetër nga Kosova apo Shqipëria, megjithatë këngëtarja deri tani ka sqaruar se turneu do të jetë i shkurtër, do të fokusohet vetëm në 3 qytete kryesore, pikërisht në Tiranë, Prishtinë dhe Ulqin. Këngëtarja kosovare, Adelina Ismajli, së fundi ka promovuar albumin e saj më të fundit me titull “Feniks” në Zvicër. Ajo ka deklaruar se, pritet që të jetë e pranishme në disa nga qytetet kryesore evropiane, ku jetojnë shqiptarë për të promovuar albumin më të ri. Ndërkohë që të drejtat e shitjes së albumit në Evropë dhe trevat shqipfolëse, duket se i kanë siguruar asaj të ardhura të mjaftueshme për realizimin e videoklipeve dhe këngëve të reja.

Burimi: Gazeta Panorama

111~0.bmp
adelina_surptiza_by_gentii.JPG
111.bmp

Comment 1 to 7 of 7
Page: 1

Erin   [Jan 21, 2009 at 04:56 AM]
Kan pe thirrni div be?Bijen e Mona kurves a ?heheAni Div kjo shkerrdhat qe 1milion me mi dhan sja kisha rr.
Dani   [Aug 06, 2008 at 01:54 AM]
E sa mire qe lindi ``Feniksi`` atehere ku ``disa`` menduan qe Adelina vdiq. Eshte e pa besueshme se sa e duan Adelinen. Adelina nr.1 je dhe do te mbetesh..
haha   [Aug 03, 2008 at 02:49 PM]
Pse genjejne?Adelina po mban turneun Kosove-Malesi--Shqiperi Exclamation
shpirti   [Aug 01, 2008 at 04:01 AM]
shum mirrr
adelina-fan   [Jul 31, 2008 at 11:08 PM]
Adelina je ma e mira ne bot Laughing Razz Very Happy Smile Cool Rolling Eyes Wink
BLERIM   [Jul 30, 2008 at 09:28 PM]
WO gjithmon naomber 1 ke me kan oj --KRALICA JON bre se per ty qdo fjal e teprt asht a veq nja mund me than se ket bukuri nje her ka boo zoti ati kofshum fal qe ma nuk rilind ma yll a veq nje adelin a Razz Razz Razz Razz Razz Razz Razz Razz Razz Embarrassed Embarrassed Embarrassed Embarrassed Embarrassed
By Gentii   [Jul 30, 2008 at 04:07 PM]
Wu qka po lexoj hahah ani de qetash na knaqe se shum 3 vjet t kemi prit mekon qeshtu ne qender te vemendjes ti yllo Shocked Shocked qka po sho she Shocked Shocked

Comment 1 to 7 of 7
Page: 1