Genta Me !7 Korik Promvon Albumin E Pranishme Ne Sheshin 21 Edhe Adelina & Zanfina By Gentii
|
E sapo kthyer nga Amerika, këngëtarja Genta Ismajli pritet që të promovojë të enjten albumin e saj më të ri. Sipas njërit prej organizatorëve të këtij promovimi, në këtë koncert që do të mbahet në “Sheshin 21”, pritet të marrin pjesë një numër i madh këngëtarësh nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, madje pritet që të ketë edhe emra të njohur të politikës.
Gjatë promovimit të albumit të saj më të ri, Genta do të lançojë më fort edhe disa këngë të reja, të cilat do të jenë në gjuhën angleze dhe që për momentin janë publikuar vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, treg të cilin ajo e synon prej kohësh.
Disa nga mysafirët që po përflitet se do të jenë të ftuar është edhe Adelina Ismajli me të motrën Zanfina, të cilat janë gjithashtu edhe mikesha të ngushta me Gentën, e cila i ka qëndruar afër pas vdekjes së Triumf Rizës.
|