Cristiano Ronaldo ndahet nga e dashura Nereida Gallardo
|
Dashuri e marrë fund. Idea për martesë mbetet ëndërra më e bukur e kohëve kur Cristiano Ronaldo dhe modelja spanjolle, Nereida Gallardo dashuroheshin. Pas pasionit të zjarrtë nën diellin e Sardegna, Cristiano Ronaldo ka vendosur të ndahet. Dukej dashuria e vitit, aq ylli i Manchester United duhej të transferohej tek Real "vetëm” për ti qendruar pranë, por tani ka marrë fund.
Sipas, gazetës portugeze “24 horas” e kaluara pikante e modeles spanjolle, mes pozimeve hot dhe skandaleve lesb i ka dhënë fund historisë. Cristiano Ronaldo, pas 6 muaj lidhje, nuk i ka gëlltitur deklaratat e ish-të dashurve të Gallardos, mes të cilëve futbollisti Sergio Ramos, mbi aftësitë në shtrat të modeles spanjolle. Idea për të dëgjuar fjalë për të dashurën në dhomat e zhveshjes së Real, skuadër në të cilën portugezi mund të luajë, është shumë.
|