Click to view full size image

Flag this image

Nora Istrefi rrefehet, Jeta intime me Robertin

Pas një heshtje të gjatë dhe një thashethemnaje rreth jetës së saj private, Nora Istrefi thyen përfundimisht akullin, për të rrëfyer ekskluzivisht për “Panorama Gossip”, historinë e saj të dashurisë me Robert Berishën, djaloshin me të cilin ka qenë prej 2 vitesh e dashuruar.Nora rrëfen të gjitha detajet e fejesës, arsyeja përse e mbajti të fshehtë lidhjen e saj, ditët e lumtura që po përjeton me Robertin, arsyet përse nuk mori pjesë në Video Fest, marrëdhëniet me familjet, projektet e saj muzikore dhe arsyet përse ka hequr dorë nga festivalet në Tiranë dhe Prishtinë.

Së fundmi, në media janë publikuar disa informacione në lidhje me fejesën tuaj të organizuar në një nga restorantet me luksoze të Prishtinës. Sa e vërtetë është?

Ai lajm tashmë mund të quhet i vjetër, por mbetet i vërtetë si informacion. Ceremonia e fejesës sime me Robertin ishte më 22 maj, do thosha se është organizuar në një restorant modest në Prishtinë. Ishte një ceremoni private me familjarët dhe disa
miq tonë, pa prezencën e mediave.

Ka pasur edhe thashetheme të tjera më përpara në lidhje me historinë e dashurisë me Robertin, mund të na thoni si jeni njohur?

Gjëja që nuk iu kam kushtuar asnjëherë kohë dhe vëmendje janë thashethemet. E vërteta është se me Robertin kemi qenë në lidhje dashurie prej dy vitesh dhe se ishte djaloshi i parë në jetën time. Lidhja jonë ka funksionuar për mrekulli gjatë gjithë kohës për t`u kurorëzuar me fejesë.

U përfol se edhe mungesa juaj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Video Fest 2008 kishte si arsye ceremoninë e fejesës, a mund ta thoni përse munguat realisht në këtë eveniment?

Është fakt që kam qenë tejet e zënë ato ditë, të cilat koinçid-uan edhe me Video Fest 2008, por nuk ka qenë vetëm koha e mangët arsye e vetme e mospjesëmarrjes sime aty. Me keqardhje e them se përzgjedhja e deri te juria e Video Fest ishte skandaloze këtë vit. Nuk ia vlen as të komentohet më tepër.

Një foto e juaja me Robertin është publikuar në internet dhe është shkëputur nga një koncert që ju keni pasur në Amerikë, pikërisht në Jeton’s Party, a ju shoqëron zakonisht në koncerte?

Deri më tani jo, sepse Roberti ka angazhimet e tij të shumta me këngëtarin e mirënjohur Sinan Vllasaliu.Zakonisht në koncerte më shoqëron mami im apo daja.Roberti më ka shoqëruar në Amerikë për mungesë kohe të mamasë.

Po motra juaj Nita vazhdon të të shoqërojë në evenimente të ndryshme muzikore, si më parë apo jo?

Nganjëherë edhe Nita, kuptohet kur është paksa më e lirë nga obligimet që ka ndaj shkollës. Edhe këtë e kam një mbështetëse të frytshme në punën time.

U bë kohë që mungoni në festivale të ndryshme, qoftë në Tiranë dhe në Prishtinë, cila ka qenë arsyeja?

Thjeshtë për mungesë kohe.

A keni planifikuar që të keni ndonjë koncert së afërmi në Tiranë?

Patjetër, shpresoj gjatë kësaj vere.

Sa kohë kalon zakonisht në krevat?

Më së paku gjashtë orë, e kur jam e lirë ndodh të mos i numëroj fare orët e gjumit (qesh).

Çfarë bën tjetër në shtrat: ha, lexon, sheh TV apo…?

Kohën e paragjumit kryesisht ia kushtoj leximit, ndonjëherë shikoj edhe TV. Të ngrënit në shtrat më bezdis.

A flisni në telefon dhe bëni thashetheme apo biseda erotike?

Asnjëherë, asnjëherë.Jam shumë alergjike ndaj këtyre gjërave irrituese.

A është e vërtetë që para pak kohësh, keni pasur probleme me policinë në lidhje me mosrespektimin e rregullave të qarkullimit rrugor?

Më ka rastisur të bëj kundërvajtje në trafik dhe kam paguar gjobën e paraparë me ligj, ndërsa probleme me policinë e trafikut nuk kam pas ndonjëherë. Nuk jam natyrë arrogante.

Gazeta Panorama

stupcatnorasj4.jpg
noraistrefi~3.jpg
X9m5Lc865118-02.bmp

Add your comment / Shkruaj nje koment b u i s size tt color hr quote img youtube
Name Comment
Confirmation 
Laughing :lol: Razz :-P Very Happy :-D Smile :-) Neutral :-| Sad :-( Crying or Very sad :cry: Cool 8-) Surprised :-o Confused :-? Embarrassed :oops: Shocked :shock: Mad :-x Rolling Eyes :roll: Wink ;-) Idea :idea: Exclamation :!: Question :?:


Comment 1 to 16 of 16
Page: 1

Choneabluld   [Dec 17, 2010 at 01:00 AM]
articles (...) Wow, the colors are amazing...
anonim   [May 20, 2009 at 07:41 AM]
shum e mir je po roberti ala ma i mir
mimo   [Mar 25, 2009 at 10:44 AM]
kerkuje nuk po intereson qysh qihesh me robertin at luc te vogel edhe mos e qo shpinen keshe un kom byth se e di qe nuk ki byth byth ka shkendija i ka krejt jo veq byth ju u mytet tuj qu me zor hup shporru moj shterrejk me gjith at klinc
sweety   [Dec 14, 2008 at 07:29 AM]
nora shum e bukur gjithashtu edhe roberti
genti   [Dec 09, 2008 at 02:27 AM]
ooooo j kuder a u fejove me robertin a mu um le vet po nasht se sma nin valla
jeta   [Oct 19, 2008 at 10:39 PM]
shum e bukur je nora edhe trup fantastik ke ftyren nice bre
Baby_Girl   [Sep 14, 2008 at 12:37 AM]
Shum e bukur je nora Very HappyVery Happy
gini   [Sep 07, 2008 at 07:26 AM]
shum e bukur je nora sikur ti ska leje kto shka folin
flora   [Aug 25, 2008 at 07:36 PM]
ma e mira osht veq kush ja ka inattii hehehe veq vaazho se ma e mira je Lhehe plasni
Zejno   [Aug 19, 2008 at 08:50 PM]
O zot sa e kece kjo NORA pa grim katastrof nje nder kengetaret ce me shuuum zhvishet si ato 0500
uN   [Aug 08, 2008 at 03:51 AM]
yeehh ska qiftt brehhh ma t'mirr se juu ... re per ju qer po folni kinse robeti e adelina kan qen bashkk soo e vertett mytnuuuuuuu
Anon   [Aug 03, 2008 at 05:08 AM]
oj NORA shum e bukur je veq kush ta ka inati Very Happy Very Happy
anonim   [Jul 23, 2008 at 09:35 AM]
Ku krahasohet Nora me Adelinen!Adelina eshte yll bote.
f4   [Jul 17, 2008 at 01:01 AM]
Adelina braktisi Robertin shkaku droga.I kam kojshi te dyte, e di krejt ngjarjen.
IHHIIHIH   [Jul 17, 2008 at 12:51 AM]
adelina e ka lan robertin se roberti drogen epin qata se ky u dhi mas nermalska faj djali se mas adelines kejt dhihen pshurin gjak mas saj qaq
EUH!   [Jul 16, 2008 at 09:53 AM]
Ku na mbeti Adelina qe shqelmoi Robertin/? Laughing

Comment 1 to 16 of 16
Page: 1