Click to view full size image

Flag this image

Elvana Gjata & Florian Mumajesi te dashuruar... ?

Elvana dhe Flori te dashuruar

Gjithmonë miqësia e tyre është komentuar si diçka më tepër se kaq. Përgjigjja e të dyve ka qenë gjithmonë; "miqë si". Një miqësi që lindi si rezultat i bashkëpunimit mes një kompozitori dhe një këngëtareje. Deri këtu çdo gjë duket më se normale. Por askush prej tyre nuk e pohon se gjërat mes tyre kanë avancuar. Madje përpiqen me çdo kusht ta mbajnë të fshehtë. E në fakt, ne kemi arritur të mësojmë të vërtetën. Mes këngëtares më të pëlqyer të momentit, Elvana Gjata dhe kompozitorit Florian Mumajesi ka lindur diçka. Ata janë parë së bashku dy javë më parë në Vlorë. Motivi ka qenë celebrimi i një diskoje verore ku këngëtarja ka qenë e ftuar. Një ditë më pas Flori dhe Elvana janë ndarë nga grupi i miqve me të cilët ishin në festë dhe kanë qenë në plazh. Edhe pse janë përpjekur të sillen si miq, pasioni për njëri-tjetrin i ka tradhtuar. Kështu, disa ledhatime ndërsa ishin shtrirë të dy në shezlong, kanë rënë menjëherë në sytë e njerëzve që kanë qenë aty. Edhe pse janë munduar të jenë të përmbajtur, çdo tentativë e tyre intimiteti ka tërhequr vëmendjen e syve kureshtarë.
Dyshimi
Gjithmonë ka ekzistuar një dyshim për një lidhje mes tyre, kjo e nxitur nga shoqëria e tyre. Por në fakt, deri para pak kohësh për të qenë realist, ajo ka qenë tërësisht një miqësi e sinqertë. Madje për Elvanën, të vetmet thashetheme që ekzistonin ishin ato që e lidhnin me këngëtarin kosovar, liderin e grupit "Tingulli 3", Getoar Selimin. Megjithatë, këto ngelën në kuadrin e supozimeve. Vetë këngëtarja e mohoi se kishte diçka me Getoarin, ndërsa Getoari nga ana tjetër, u shfaq në shtyp me një të dashur tjetër nga Kosova.
Bashkëpunimi
Elvana Gjata, Flori Mumajesi dhe grupi i ENG Radio, kanë një miqësi prej vitesh. Gjithçka ka lindur me këngën. Ka qenë Flori ai që ka bërë kompozimet e para të këngëtares e që ky bashkëpunim ka vazhduar më tej me këngë e suksese të vazhdueshme. Përmendim këtu këngë si; "Vetëm ty të kam", "Të dy", "Mamës", "Ku jeton dashuria ime", etj. Më e fundit është klipi i promovuar në Prishtinë, "Vetes". Por mesa duket tashmë nuk është vetëm bashkëpunim mes dy artistësh, por shumë më tepër. Një miqësi, tërheqje dhe ndoshta pas gjithë kësaj, fshihet një dashuri e vërtetë mes të dyve…
Flori për Elvanën
Në një intervistë të dhënë kohë më parë për "Gazeta Shqiptare", Flori Mumajesi do t'i cilësonte bashkëpunimet me Elvanën si një hap më para në muzikën shqiptare, jo thjesht si një produkt komercial apo një këngë më tepër në treg. "Për mua si Flori, mes shumë bashkëpunimeve me artistë të ndryshëm, Elvana qëndron në krye. Kjo, sepse edhe për faktin se me Elvanën kam një raport që të dy e shohim këngën si krijim dhe nuk e shohim aspak si biznes. Kur mbarojmë një këngë, e shohim si rezultat për të çuar muzikën më lart dhe emocionohemi kur ajo del mirë. Me të sigurisht që kam edhe një raport special, sepse ajo menaxhohet nga ENG Radio".
Elvana për Florin
Promovimi i këngës së fundit të Elvanës ka qenë një rast i mirë për të shprehur dhe vlerësuar konsideratën që dy artistët kanë për njëri-tjetrin. Ajo ka prezantuar në Prishtinë ditët e fundit singëllin dhe video-klipin të quajtur "Vetes". Gjithnjë e qeshur, Elvana ka folur me të gjithë, por më tepër ka qëndruar pranë Florit, i cili ka bërë muzikën dhe orkestrimin e këngës së saj të re. Ajo ka deklaruar se do të vazhdojë të bashkëpunojë me Florin, derisa këngët që i bën ai po kthehen në hite. Ndërsa është deklaruar tejet e kënaqur edhe me punën që kanë bërë produksioni kosovar "Pixels", me të cilin këngëtarja ka shënuar bashkëpunimin e tretë. "Skuadra që del, nuk ndërrohet", - ka pohuar Elvana, duke shtuar se i pëlqen puna profesionale e këtij produksioni. Video-klipi më i ri i Elvanës është realizuar në brigjet e detit Jon. Ndërsa Flori, i cili ka bërë një punë mjaft të madhe, ka deklaruar se është kënaqësi të punosh me Elvanën. "Kemi krijuar një raport shumë të mirë edhe jashtë punës profesionale. Kështu që me Elvanën kemi tre vjet bashkëpunim, por mund të punoj me të edhe 300 të tjera", - është shprehur Flori. Ndërsa tekstin e këngës këngëtarja e ka shkruar vetë. Sa i përket planeve të afërta, Elvana do të jetë gjatë tërë verës e zënë me mbrëmjet e ndryshme muzikore. Madje ka shprehur frikën se nuk do të ketë asnjë minutë kohë për pushime.
Përtej këngës
Në fakt, Elvana nuk ka qenë vetëm këngëtarja e preferuar e kompozitorit. Përveç zërit të saj, Flori sigurisht ka vlerësuar edhe bukurinë e vajzës, që u zbulua tek "Ethet e së Premtes mbrëma". Pikërisht kjo ka qenë arsyeja që Flori e zgjodhi Elvanën për të qenë imazh i butikut të tij, "Taxi Mapo". Nëse do të kalosh në Unazën e Tiranës së Re, fotot e Elvanës të tërheqin patjetër vëmendjen. Pasi ajo zë një faqe të mirë të butikut të Florit. Mbi një vit më parë, kur edhe Flori u bë biznesmen, ashtu sikurse ai i bënte reklamë dyqanit të tij, do t'i bënte edhe Elvanës, që e kishte imazhin e "Taxi Mapo". Fotot e saj me veshjet e butikut qarkulluan në të gjitha gazetat në atë kohë.
Lidhja me Sonin
Vetëm pak kohë më parë, Flori i dha fund lidhjes së tij të dashurisë me këngëtaren e mrekullueshme, Soni Malaj. Një histori dashurie që qysh në krye të herës tërhoqi gjithë vëmendjen mediatike, publikimi i së cilës u shoqërua edhe me cilësime si "Çifti i Vitit". E jo vetëm kaq, kjo histori u shoqërua edhe me bashkëpunime të suksesshëm mes dy artistëve, si kënga ritmike "Zig-Zag". Apo më i fundit ishte paraqitja në festivalin "Kënga Magjike", me këngën "Fluturimi 3470", që u vlerësuan edhe me çmimin e dytë. E megjithatë, tashmë nga ajo histori duket se kanë ngelur vetëm këngët. Pas ndarjes, asnjëri prej tyre nuk dha asnjë reagim, apo motiv për arsyet e ndarjes. Gjithsesi, lidhja me këngëtaren e re, Elvana Gjata na bën të hamendësojmë se mund të ketë qenë, pse jo një shkak…

Gazeta Shqiptare

Elvana_Gjata_dhe_Alberti.JPG
elvana-flori.jpg
elvana-getoari.jpg

Add your comment / Shkruaj nje koment b u i s size tt color hr quote img youtube
Name Comment
Confirmation 
Laughing :lol: Razz :-P Very Happy :-D Smile :-) Neutral :-| Sad :-( Crying or Very sad :cry: Cool 8-) Surprised :-o Confused :-? Embarrassed :oops: Shocked :shock: Mad :-x Rolling Eyes :roll: Wink ;-) Idea :idea: Exclamation :!: Question :?:


Comment 12 to 31 of 31
Page: 1 - 2

sdi   [Aug 25, 2008 at 04:05 AM]
boll palidhje flori gabim e ki sony ma e mira
Flutura   [Aug 24, 2008 at 06:28 PM]
oj LOP o tash me FLORIN a
aurela   [Aug 06, 2008 at 01:54 AM]
nuk mund te besoj qe flori ka marrdhenje me elvanen
natyra   [Aug 04, 2008 at 12:42 AM]
valla elvana eshte shum me e buker se soni edhe flori me elvanen jan 2 qifta shum te pershtatshem ,edhe jan te buker shumm
anonim   [Aug 03, 2008 at 06:43 PM]
elvana flori nuk jane te dashuruar por vetem miq te mire
culi   [Jul 09, 2008 at 12:35 AM]
me vjen keq po Elvanen nuk e boni yll Flori po ishte vet GEti qe sot thot Elvana se nuk kam pasur asgje me GETIN - GEti ia beri kengen MAMES qe u bo hit edhe te dy e ka bo GETI hhahah
Genta   [Jul 08, 2008 at 09:16 AM]
pse u nda Flori nga Soni ? qka u ba Question Question Question
besire   [Jul 05, 2008 at 02:28 AM]
ju dy dukeni si dy pellumba deshiroj shume qe te bashkohuni ju dy si qift .. ju dua te dyve
Anon   [Jul 04, 2008 at 01:03 AM]
jo vallah soni e flori u ndan po elvana ja murr sonit frajerin dihetr bre u kon e ditun qe ka me ja marr se u shifke se ku ka tym ka edhe zjarr veq keq per sonin po mu dhimet po qa mi bo dashuria nuk shkon me zor Embarrassed Embarrassed
anon   [Jul 02, 2008 at 11:07 PM]
valla po folni palidhje montazh po kta ket kangen e kan kenduar bashk e sesht montzh edhe nuk mujna me thon jon bashk qe pi shohem qishtu
pr   [Jun 30, 2008 at 05:03 AM]
po shihet qe esht montazh ahiiiiii
edona   [Jun 30, 2008 at 04:58 AM]
eshte vetem nje montazh verehet menjeher...por a jan soni dhe flori ende bashk apo jo??
anoniom   [Jun 27, 2008 at 07:56 PM]
flori ehde elvana nuk jane t dashuruar po jane miq te mire kjo veq
aaaaa   [Jun 27, 2008 at 07:53 PM]
spo di qka me than ma shume u pershtatke flori me sonin ama fati i tille ka qene kshtu qe i pershendes te trete.
ahah   [Jun 27, 2008 at 12:11 AM]
oo montazh osht kjo more hahah
Pff   [Jun 25, 2008 at 07:10 AM]
Flori vdes per Sonin,Elvana zevendesim mesatar e dijme te gjithe 'ajt tash shnet.Se lan namin duke dashur te bejne marketing nje klipi mesatar me ca shkrime bajate.
lina   [Jun 25, 2008 at 07:03 AM]
ani bre se me getin nuk i pelqei edhe kaloi te tjetri qaq mo nuk u bo nami e jeton jeten ashtu si don vet ku po jau ndin juve aq shum hh
a..   [Jun 25, 2008 at 06:32 AM]
sosht e vertet Elvana & Flori kan vetem lidhje miqesore jo tjera sepse FLori e don sonin
hehe   [Jun 25, 2008 at 03:34 AM]
Nga Geti te Flori,nga Flori te Geti,bleteza Elvane shetit mjaltin e gelltit Laughing
besa   [Jun 25, 2008 at 01:01 AM]
qe de mooooooo ju te dashuruar !!!! shqiptari tu mos pas shka me boooo

Comment 12 to 31 of 31
Page: 1 - 2