Click to view full size image

Flag this image

Adelina Ismaili 3 mijë euro për të kënduar në “Big Brother”

Në hollin e një hoteli të vogël pak metra qendrës së Tiranës, Mona, nëna e këngëtares Adelina Ismajli, teksa gjerb
kafen e mëngjesit të fton të ulesh në tavolinë e vogël dhe shpjegon se e bija, është ende duke fjetur gjumë, edhe pse ora ka pak që kaluar mesditën. “U lodhëm dje nga rruga dhe fill pasi zbritëm nga avioni Adelina shkoi në “Big Brother”,
prandaj edhe është ende në gjumë”, tregon Mona, sikur do të justifikojë të bijën. Kjo është hera e parë pas shumë vitesh që këngëtarja vjen në Tiranë, pas një pauze të gjatë muzikore, por edhe koncertesh të cilat duket se për një kohë i kishte lënë pas. Por duket se më shumë sesa jehona, shifra që i kanë ofruar organizatorët ka qenë arsyeja që Adelina Ismajli,
është shfaqur kalimthi në Tiranë. Plot 3 mijë euro, kjo ka qenë marrëveshja që është bërë mes “Top Channel” dhe këngëtares së njohur që ajo të shfaqet vetëm 10 minuta në ekran, një surprizë kjo që ishte dedikuar 3 finalistëve të reality show-t “Big Brother”. “Mujtëm me ardh nga Prishtina në Tiranë vetëm për “Big Brother”, pasi na kishin thanë që është shumë indjekur. Na u lutën fort, manej vendosëm të vinim. Gjithçka u kry me telefon me Arbanën”, shprehet nëna e divës së madhe të muzikës shqiptare. Ajo pohon gjithashtu se, zakonisht Adelina lëviz nga Prishtina, vetëm pasi pronarët e lokaleve apo diskove të pranojnë shifrën prej 10 mijë eurosh, shuma që kërkon zyrtarisht princesha e muzikës shqiptarë për në koncert. Edhe pse mund të duket një shifër marramendëse për shumë këngëtarë të tjerë, është e qartë, se oferta të tilla i bëhen vetëm asaj, ikonës së pazëvendësueshme të muzikës, e cila përveç 20 vite karrierë, gëzon famën dhe suksesin, si kurrkush tjetër artist shqiptar, brenda apo jashtë trojeve shqiptare. Nuk ka pikë dyshimi që udhëtimet e Adelinës, përkthehen në shifra disa mijëra euro, ndërsa ky i fundit, duket se ka qenë edhe një udhëtim pune në
Tiranë. Nëse Adelina e kishte menduar që ky do të ishte një udhëtim i shkurtër në kryeqytet, realisht nuk ndodhi kështu, pasi nënë e bijë kanë vendosur që të rrinë edhe dy ditë të tjera, por kanë vendosur të ndryshojnë hotel. Adelina zgjohet nga gjumi pak minuta pas orës 12.00 dhe e ëma e lajmëron të bëjë gati valixhen për t’u zhvendosur gjetkë. “Nuk mujtëm
me nejt më shumë. Dhomat janë shumë të vogla dhe televizori kap vetëm kanale serbe dhe bullgare, do të shkojmë gjetiu...”, psherëtin ajo, teksa thith ngadalë një cigare të kushtueshme. Ndërkohë porsa i takon kthimit në Shqipëri, duket se as vera e nxehtë apo ofertat, nuk janë arsye bindëse që Adelina të jetë e pranishme në Tiranë gjatë këtij sezoni, pasi duket se gjatë kësaj periudhe ajo do të merret me promovimin e albumit të ri, “Feniks”, i cili ka vetëm pak ditë është
hedhur në tregun mbarëshqiptar.

KONTRATA ME “SUPERSONIC”
Kjo ardhje në Tiranë, nuk ka qenë tjetër veçse një rrugë e dy punë për Adelinën. Edhe pse kishte programuar që të largohej nga kryeqyteti mbrëmjen e djeshme, duket se diva e muzikës shqiptare, ka pasur edhe disa takime pune. Një prej tyre ka qenë edhe me drejtues të shtëpisë diskografike “Super- Sonic”, e cila ka marrë përsipër të gjitha të drejtat e
shitjes së albumit të saj të fundit “Feniks” në Shqipëri. “Adelina është shumë e kënaqur nga shitjet e deritanishme të albumit tëri, por nuk ka plane për koncerte në Shqipëri. Albumi “Feniks” ka edhe një këngë për kryetarin (Ibrahim Rugovën), e kishte amanet”, shton Mona, e ëma e këngëtares Adelina Ismajli, e cila është njëkohësisht edhe menaxhere e dy vajzave të saj artiste. Për sa i takon vajzës së dytë, ajo rrëfen se pas publikimit të videoklipit “Nga
1 deri në 10”, Zanfina për momentin është duke u marrë me provimet universitare, pasi për pak i duhet që të diplomohet, prandaj edhe ka lënë pas dore për momentin ofertat për koncerte që i janë bërë së fundmi.

Gazeta Panorama

adelina_by_derrty_h.jpg
adelina~5.jpg
youtube_Q0WPKNE8rjk~0.jpg

Comment 1 to 12 of 12
Page: 1

linda   [Nov 22, 2008 at 12:55 AM]
adelin llokumi bre shume qart po dokesh
bimushi   [Jun 30, 2008 at 05:02 AM]
uu ta qifsht (...) e nanes tye genta qifsha ropt e robotit po ajko si ropot osht more deknit ti qifhs
teuta   [Jun 29, 2008 at 09:47 PM]
ec bre hup ti albulena ti po mendon s enuk asht e bukur adelina po ti nuk po dihshe sen bre ma te bukur se adelina nuk ka kush te tha se esht mendje madhe hahaha tung klm
albulena   [Jun 14, 2008 at 11:11 PM]
tung ku je adlina une nuk mendoj qe je aq e bukur po mendoj qe je mendje madhe dhe asgje me shum perveq genta ismajlit asnje gengetare tjeter nuk munet me ba bummm vallla tung klm
elmedina   [Jun 12, 2008 at 09:39 PM]
Kritiket e muzikes ende nuk e kane thene fjalen e vertete per Adelina ismailin. Vetem hoxhallaret, kur Adelina zgjedhet "Miss Kosova", paten thene, "kembe cullukja Adelina Ismaili po ua merr mend xhematit tone neper xhamia...na eshte bere krejt tallava muhabeti neper mexhlise...". Me fjale tjera Adelina Ismaili prek edhe imagjinaten e korruptuar te hoxheve dhe prifteve shqiptare.
Gentii   [Jun 06, 2008 at 07:25 AM]
heeh ktu i shihet qfar vlefte ka kjo mbrentesh haha llokum osht
arta   [Jun 04, 2008 at 03:08 PM]
no coment nje adelina e kem ska ma oh zoti madh qe ka dit me fal edh nje nan qe e ka ba qe ma nuk boo mpq adelina nr 1 je .
barina   [Jun 04, 2008 at 02:14 PM]
ni taksis isha duke shkuar ne ligjerata me tregoj kish lexua ne gazet se raqmdan krasniqi ka then qe adelian ismaili duhet ta perfaqsoj kosoven ne eurosong sipas danit ajo osht evtmja kongtare qe do mundet me bo bummm
ditaa   [Jun 04, 2008 at 02:28 AM]
at nat kur te pash ne big brother me bere te ndjehem shum mir ata 10 min u duken shum pak per te tjeret por per mua mjafuan qe ta ndjej lumturin tende thell ne zemer
feta   [Jun 03, 2008 at 11:21 PM]
tani shikoni ju qe thoni se ADELINA nuk asht qysh po edojm ne dhe pse sepse asht mae famshmja mae paguara me eshtrejta mae kerkuara un vetem uroj suksese te metutjeshme dha sama shum dashuri per diven ton teduaaaaaaaa ADELIN
Dani   [Jun 03, 2008 at 09:20 PM]
Eshte normale qe nje dive siq eshte Adelina mos te pranoja oferta p.sh 1000, ose 2000 euro. Kjo askund nuk ndodhe te kengetaret me fame. Adelian eshtte kengetarja me e pelqyer ne trojet shqiptare...! E mirepresim me ndonje shfaqje te re...
blerim   [Jun 03, 2008 at 04:05 PM]
JAN 3 GJERA QE JETOJM E I DOJM MA SE SHUMTI NE BOT QE NUK MUND PA JETU NE SI ENGJUJ A 1 ESHT ZOTI ATI KOFSHIM FAL EDH QE KA DIT ME FAL NJE LEGJENDE SI ADELINA 2 NJE PRIND QE DITI ME BOO KESI -SUPER YLL BOTE EDH 3 NJE NAN QE E BON QE KURR MA NUK DO BOON NJE --MBETRESH SIQ ASHT VETM NJE QE E KEM PER GJITHQKA E MA SHUM QE NA BEFASON PER GJITHQKA QE DIN VETM NJE ADELINA ADELINA ASHT EDH DO MBET GJITHMON NE PIK TE SURPRIZAVE SKAM FJAL MA SHUM SE PO TEPROJ PER NEJ DIVE QE ZOT KA DIT ME FAL KJO ASHT NJE MREKULL BOTE A NJE ADELINA QE NUK MUND TE BEHET MA ASKUSH SI ADELINA no coment nr1 je dhe do mbet gjithmon a

Comment 1 to 12 of 12
Page: 1