Flag this image

Ferrari i aksidentuar i Dritan Hoxhes Pronarit te Top-Channel i cili humbi jeten

Filmime nga skena e aksidentit ku humbi jeten pronari i Top Media, Dritan Hoxha.

Dritan Hoxha, presidenti i Top Media, themelues i Top Albanian Radio, Top Channel, dhe Dixhitalb humbi jetën në një aksident tragjik automobilistik sot në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01. 50 minuta në Bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë, pothuajse përballë studiove të Top Channel, përballë ish ekspozita “Shqipëria Sot”. Sipas njoftimit të policisë makina Tip Ferrari ngjyrë e kuqe, me targa DK 3892 H, në pronësi të 40 vjecarit nga Tirana ka dalë nga rruga dhe pasi ka përshkuar në një hapsirë të plotë 82 metra, është përplasur me pemën 3.1 metra, në lulishten e lumit të Lanës. Për shkak të përplasjes së fortë makina është ndarë në dy pjesë dhe është shkatërruar tërësisht. Në vendin e ngjarjes, mbërritën forca të shumta policie, duke ndërhyrë menjëherë, për të dhënë ndihmën e parë 37 vjecarit. Dritan Hoxha vdiq gjatë rrugës teksa dërgohej për Spitalin Ushtarak. Humbja është e pazevendesueshme për gruan e tij Vjollcën. Dritan Hoxha do t'i mungojë tre vajzave te tij Lorit, Sarës, Redias si dhe djalit të tij te vogël, Itan, i cili lindi vetëm një vit me pare.
(s.g/Balkanweb)

youtube_r--sbKF6iis.jpg
youtube_k8FRuBEpVxk.jpg
youtube_IfA1CljpeMM.jpg

Add your comment / Shkruaj nje koment b u i s size tt color hr quote img youtube
Name Comment
Confirmation 
Laughing :lol: Razz :-P Very Happy :-D Smile :-) Neutral :-| Sad :-( Crying or Very sad :cry: Cool 8-) Surprised :-o Confused :-? Embarrassed :oops: Shocked :shock: Mad :-x Rolling Eyes :roll: Wink ;-) Idea :idea: Exclamation :!: Question :?:


Comment 1 to 2 of 2
Page: 1

zeqo   [May 23, 2008 at 07:43 PM]
Gjynah vertet, cfar ben pirja e tepert dhe dashnoret qe mbajn keto, kishte humbur jeten dhe nje goce.
Gentii   [May 23, 2008 at 06:53 PM]
o sa gjyna ngushllime

Comment 1 to 2 of 2
Page: 1