Click to view full size image

Flag this image

Vajze Çingije

Vajzat Çingije, "geishat" plot sharm të Shqipërisë së Mesme

Elbasan - Kush nuk ka dëshirë sot të shohë femra të bukura, lozonjare e kërcimtare, balerina në disko, pube apo edhe në dasma e gëzime të tjera! Kërcejnë me veshje transparente, me lëvizje trupore deri në joshje. Pse jo, ftohen edhe në dasma, qoftë si këngëtare me emër, qoftë si kërcimtare të rralla. Quhen femra moderne. Kuptohet, të kohës që jetojmë. Çdo brez ka ata që thyejnë tabutë e kohës që i përkasin, por harrojmë që çdo brez që ka ikur ruan edhe një pjesë të krenarisë të asaj që ka qenë. Kështu, shekull pas shekulli e mot pas moti, termi "modern" merr kuptimin dhe vlerën e kohës kur është quajtur i tillë. Kështu edhe me vajzat "çingije", një term ky i panjohur për brezin e ri, ndoshta dhe të mesëm, por për brezat më përtej, ato (çingijet) sikur vërtiten në kujtesën e mjegullt të kohës që ka ikur. Është një kohë që u përket të paktën dy shekujve më parë. Ato janë vajzat "çingije", kërcimtare të bukura e të rralla. Kjo kategori femrash, që theu tabunë e kohës, vjen sot, sërish e mjegullt, nga më të moshuarit, pasi duket se nuk ka një studim të mirëfilltë etnomuzikor. Historia jonë, që më tepër mbetet një përpjekje vlerësuese, lidhet më shumë me periudhën e dy shekujve më parë, në qytetin e Elbasanit, paçka se në krah të tij kanë qenë edhe Berati, Tirana apo Shkodra.

Lexo pjesen tjeter te shkrimit KLIKO KETU

pazari-i-tiranes-1930.jpg
Çingije.jpg
shkollashqipenekorce.jpg

Add your comment / Shkruaj nje koment b u i s size tt color hr quote img youtube
Name Comment
Confirmation 
Laughing :lol: Razz :-P Very Happy :-D Smile :-) Neutral :-| Sad :-( Crying or Very sad :cry: Cool 8-) Surprised :-o Confused :-? Embarrassed :oops: Shocked :shock: Mad :-x Rolling Eyes :roll: Wink ;-) Idea :idea: Exclamation :!: Question :?:


Comment 1 to 1 of 1
Page: 1

dieie   [Jul 16, 2009 at 11:19 AM]

Comment 1 to 1 of 1
Page: 1