Presidenti Bamir Topi me Biciklete
|
9 maj në Ditën e Evropës, Presidenti Topi mori pjesë në aktivitetin sportiv ndërgjegjësues “Dita pa makina”. I shoqëruar nga qindra fëmijë e nxënës të shkollave 9-vjeçare e të mesme të kryeqytetit dhe nga Kosova, Presidenti Topi bëri një shëtitje me biçikletë në Bulevardin kryesor të Tiranës “Dëshmorët e Kombit”, duke synuar simbolikisht ndërgjegjësimin e të gjithë shqiptarëve për pasojat negative që shkakton përdorimi i automjeteve në mjedis.
|