Dollogozhda është njëri prej fshatrave më të mëdhenj të komunës së Struges , ndodhet rrëzë malit Karaorman në verilindje të Strugës në një largësi prej rreth 11 kilometrash. Deri para pak kohe ishte e organizuar si komunë në vehte, por me riorganizimin e sistemit të vetqeverisjes lokale u shkri në komunën e Strugës. Dollogozhda numëron 3000 banorë