|
|
Vicky
|
Studimet: HUNTER COLLEGE (Nju Jork) dhe NEW YORK UNIVERSITY
Motoja: Të kem besim te vetja
Ambiciet tuaja: Të jem dikushi në botë dhe të di të vlerësoj të tjerët, të cilët nuk e kanë këtë mundësi si unë
Vlerëson: Të besoj në Zot dhe të kem raporte të afërta me familjen time. Të jem mirënjohëse prej nga kam ardhur që të mundem të jem mirënjohëse për atë që kam dhe ku do shkoj.
Amerikanët e kanë shumë të vështirë ta thërrasin Vildane. Eh, e pyesin nja 10 herë atje kur jep të dhënat e saj dhe më në fund detyrohet t´ua gërmëzojë. Emri i saj vjen nga turqishtja: besnike. Vildane, Besnike apo…?! Shkurt, më mirë, thirreni Vicky vajzën e mbuluar me kokrriza rëre, që mund t´ju ngrejë libidon në minutat e ardhshme. Pranoi me dëshirë të pozonte në faqet e revistës ONE, pas refuzimit që i bëri revistave “Playboy” dhe “Penthouse” – ku kjo e fundit përdor kryesisht edhe objekte midis... Nejse! Shkurt thirreni Vicky ish-karateisten prishtinase, e cila nga jashtë ka format e mrekullueshme të një femre, ndërsa nga brenda ndihet mashkull. Tetë vite e gjysmë më parë ajo gjeti rrugën e modeles në Amerikë dhe shumë të tjerave, ndoshta më pas...
|
|
| |