Flag this image

Vicky

Modele e muajit “të lagësht”, ONE

“Çdo gjë dhe gjithçka është e mundur, nëse ke një ëndërr të madhe”. Paksa shkurt, por kuptohet besoj! Pranoi të dilte në ONE, si e para “shqiptare e diasporës” në kopertinën e një reviste shqiptare për meshkuj. Ishte ajo nxënësja e dikurshme e gjimnazit të Prishtinës dhe “Miss Lagjja”, e shoqëruar nga shikimet “lëpirëse” të djemve. Nga ana tjetër ishte po ajo Vicky, që mbetej para pasqyrës duke rregulluar flokët - ato flokë të shpupuritura - pak buzëkuq, këpucë fine me takë, apo siç i thonë në dialekt “shtiklla” dhe shumë aromë ferme… Mendon format e saj kur shikon veten aty. Të qenit femër midis djemve, e lakmuara apo lajkatarja. Mmm... mos imagjinoni më tej, se gjithçka e keni reale në këto faqe. Rreth nëntë vjet më parë u regjistrua në një agjenci mode. E përse?! Normale, për format e saj. Është një pyetje retorike. Quhej “Dovercheli Modeling Agency”, me stilin amerikan “yankee” dhe atë “makaronaxhi”, por shpërngulja e kësaj agjencie në Majami do t’i krijonte shumë probleme nga Nju Jorku i stërmadh, ku jetonte. U regjistrua për herë të dytë te “Boutique Models” dhe qëndroi me ta për një kontratë 1-vjeçare. Tashmë gjendet te “Whilhelmina Modeling Agency”, në divizionin Creative, por edhe me “Abrams Artist Modeling Agency”. Juria e tyre?! Gjithmonë kuriozë për origjinën e saj. “A janë kaq të mira edhe femrat e tjera shqiptare?!”, e pyesin atë shpesh. Meqenëse ndihet si mashkull, sikur për disa momente të marrim brendësinë e saj, ç´femër do preferonte ajo të ishte?! “Me personalitet gjithsesi, besim në vetvete dhe të jetë ajo e tëra, ashtu siç është”. Në lidhje me djemtë, ajo thotë se nuk është e lidhur me njeri për momentin (një femër si ajo, a besoni të jetë single?!), por mendon që ai duhet të jetë i kompletuar. “…nji mashkull i cili ka respekt, është i sinqert, mendon jo vetëm për veten po edhe për tjerët, me edukatë, dikush që ma bënë qejfin shumë, se unë jam tepër e lazdruar... hahahha”. Shumë folëm apo jo?! – domethënë shkruam. Më mirë... shijoni pozat e saj!

Edmond Prifti Revista One

Vicky4.jpg
vicky5.jpg
vicky6.jpg

Add your comment / Shkruaj nje koment b u i s size tt color hr quote img youtube
Name Comment
Confirmation 
Laughing :lol: Razz :-P Very Happy :-D Smile :-) Neutral :-| Sad :-( Crying or Very sad :cry: Cool 8-) Surprised :-o Confused :-? Embarrassed :oops: Shocked :shock: Mad :-x Rolling Eyes :roll: Wink ;-) Idea :idea: Exclamation :!: Question :?:


Comment 1 to 1 of 1
Page: 1

dueue   [Jul 16, 2009 at 11:16 AM]
I link wow power leveling and wow gold wow power leveling

Comment 1 to 1 of 1
Page: 1